Personazhet janë po ato në përditshmërinë tonë, por vlera shquhet te këndvështrimi në procesin e komunikimit dhe kuptimit. Kjo duket ashiqare te 146 profilet e Alfred Lelës që janë qëmtuar me lupë prej profesionisti plot shije në punën e tij prej gazetari. "Secilit Shqipërinë e tij" është një lloj fjalori i profilit antropologjik të shqiptarit dhe...
Ky libër përmban profile ngjarjesh, fenomenesh më shumë se individësh. Emrat dhe pjesëmarrja e tyre në to nganiëherë shpjegohen siç mund të shpjegohet një aksident: ndodhi!