

Charles Bukowski u lind në Andernach, Gjermani, më 1920. Në moshën tre vjeçare familja e tij shpërngulet në SHBA, Los Angeles, ku praktikisht Bukowski shkoi gjithë jetën e vet deri ditën e vdekjes, në mars të vitit 1994. Përgjatë karrierës mëse tridhjetë vjeçare të shkrimtarit, Bukowski ka botuar 32 libra me poezi, pesë libra me tregime, katër romane, si dhe skenarin e filmit "Pijetari".
Në qoftë se në Europë, romanet, librat me poezi e tregime i dhuruan një sukses të bujshëm, në Amerikë i siguruan famën e shkrimtarit të mallkuar. "Femrat" është libri i tij i parë që i paraqitet lexuesit shqiptar.
Charles Casha është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë nga Malta






















Chris Anderson është president i TED dhe përgjegjës-kurator për Fjalimet TED.
Chris Cleave është shkrimtar dhe opinionist britanik. Romani i tij i parë, Incendiary, u botua në njëzet vende të botës dhe u përshtat për kinemanë në një film me aktorët Michelle Williams dhe Ewan McGregor. Romani fitoi çmimin Somerset Maugham Award dhe arriti ndër finalistët e çmimit Commonwealth Writers' Prize
Chris Colfer ka lindur më 27 maj 1990 në Kaliforni në SHBA. Ai është autor librash, aktor dhe këngëtar. Colfer u bë i njohur me serinë “Vendi i rrëfenjave”, me të cilin ka fituar disa çmime. Seria është ndër librat më të shitur të New York Times. Disa nga këto vëllime kanë ardhur në shqip përmes shtëpisë botuese Argeta LMG.









Christophe Van Gerrewey (1982) ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Ghent-it dhe shkencën e letërsisë në Universitetin Katolik të Leuven-it. Është konsideruar një nga shkrimtarët e rinj më premtues belgë. Në 2012, u botua romani i tij i parë “Kam shumë për të thënë”, një roman në formën e letrës për një dashuri të humbur.

Christopher Hamilton është pedagog i lëndës “Filozofia e fesë” në King's College, në Londër. Ai është autori i një serie librash mbi mesjetën dhe dy librash mbi filozofinë e jetës, një ndër të cilët është pikërisht “Si të përballemi me sprovat e jetës”.









CLAIRE A. B. FREELAND, Ph.D., dhe JACQUELINE B. TONER, Ph.D., janë psikologe klinike në Baltimore, Maryland me mbi tridhjetë vjet përvojë secila në praktikën private në punën me fëmijë dhe prindër.
JANET McDONELL është shkrimtare dhe ilustruese e cila jeton në periferinë e qetë të Ëind City-t. Ilustrimet e saj gjenden në shumë libra dhe revista për fëmijë.

Ka studiuar për shkenca kompjuterike në Universitetin e Glazgout, ku mori gradat Bacelor i Shkencave dhe Doktor i Shkenave.


Clarice Lispector është shkrimtare braziliane, e njohur botërisht për romanin dhe tregimin novator. Ajo ka qenë edhe gazetare. Vepra më e famshme e saj është “Pasioni sipas G. H.








Claudio Magris është studiues, eseist, shkrimtar dhe përkthyes italian. Ai lindi më 10 prill 1939.




Clélie Avit ka lindur më 1986 dhe është rritur në Auvergne. Ka studiuar në Lion dhe tashmë është profesoreshë fizike dhe kimie në lice. Gjithashtu, jep dhe leksione vallëzimi.
Është Fituese e Çmimit për Talentet e Reja, 2015, akorduar nga Bouygues Telecom Foundation.























Colin J. Marsh-i është 'Profesor i asocivar' në Curtin University, Austratia Perëndimore. Për vite të tëra ai ka qenë i angazhuar në mëstmdhënie në të gjitha nivelet arsimore, që nga shkolla fittore e deri në universitet. Ka shkruar mbi 30 tibra për mësimdhënien dhe të nxënit, përfshirë edhe fusha si planifikimi, zhvillimi dhe vterësimi i kurrikulumit.































Cornelia Funke ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë dhe për të rinj. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. “Mbreti i hajdutëve”, “Zemër si boja” dhe “Kalorësi i dragoit” janë ekranizuar.





















Është specialist i arsimit për shkencat kompjuterike dhe Përgjegjës Projkti për " CoderDojo Scotland". Kompjuteri i parë i Creigut ishte një ZX Spectrum.






Kresida Kouell është autorja por edhe ilustruesja e serisë më të shitur të librave “Si të trajtosh dragoin tënd”. Ajo është nderuar me çmim nga kompania Dream Work dhe po punon për realizimin e një serie filmash bazuar mbi librat e saj. Kresida është rritur në Londër dhe në një ishull të vogël e të papopulluar të Skocisë. Ajo tani jeton në Hamersmith bashkë me bashkëshortin dhe tre fëmijët dhe një qen të quajtur Pëllumb

























Curzio Malaparte ( emri i tij i vërtetë është Kurt Erik Sukert ) lindi më 1898 , në Prato , pranë Firences. Babai i tij Erik Sukert ishte gjerman , kurse nëna , italiane. Malaparte botoi librat e parë në fillim të viteve' 20. Gjatë Luftës së Dytë Botërore punoi si korrespondent i ga- zetës "Corriere della Sera". Mbas Luftës ai mori famë ndërkombëtare me dy romanet e tij : "Kaput "dhe "Lëkura ". Vdiq në vitin 1957 .



D. H. Lawrence (David Herbert Lawrence) është poet, romancier, dramaturg dhe kritik anglez. Koleksioni i veprave të tij paraqet mes të tjerash një reflektim të thelluar të efekteve te dehumanizmit gjatë modernitetit dhe industrializmit. Po ashtu, ai ka eksploruar çështje të tilla si seksualiteti, shëndeti emocional, vitaliteti, spontaniteti dhe humanizmi. Lindi më 11 shtator 1885 në Britaninë e Madhe dhe u nda nga jeta më 2 mars 1930 në Francë.








Dale Breckenridge Carnegie (24 nëntor, 1888 - 1 November 1955) ishte një shkrimtar dhe lektor amerikan, zhvilluesi i kurseve të famshme për vetë-përmirësimin, shitjet, trajnimin e korporatave, të folurit publik dhe aftësitë ndërpersonale. I lindur në varfëri, në një fermë në Misuri, ai është autori “Si të fitojmë miq dhe të ndikojnë te njerëzit”, i botuar së pari në 1936, një bestseller që mbetet popullore edhe sot e kësaj dite. Ai gjithashtu shkroi një biografi për Abraham Lincoln, me titull “Lincoln të panjohura”, si dhe disa libra të tjerë.



Dan Brown është një nga shkrimtarët më të shitur në ditët tona dhe proza e tij vjen si produkt i gërshetimit të fantazisë, ngjarjeve historike dhe misterit







Daniel Defoe ishte gazetar, shkrimtar, pamfletist dhe agjent. Ai u njoh në gjithë botën për librin e tij Robinson Crusoe


Daniel Glattauer, shkrimtar dhe gazetar, ka lindur në vitin 1960 në Vjenë. Ja disa nga librat e shkruar prej tij: "Numërimi i milingonave" (2001); "Sepse" (2003); "Zogjtë ulërijnë" (2004); "Qeni i Krishtlindjes" (botim i ri, 2004). Romani "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?" (2006) arriti të bëhej bestseller dhe është përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja. Ai ka korrur sukses edhe në formë të përpunuar për teatër, si dhe i digjitalizuar.


Daniel Kehlmann (1975) është një shkrimtar gjerman dhe austriak, autor i dhjetëra veprave. Romani e tij më i njohur, “Matja e botës”, i përkthyer në mbi njëzet gjuhë të botës, është libri më i shitur në gjuhën gjermane, që nga botimi i romanit “Parfumi” i Patrick Süskind. Kehlmann është fituesi i disa çmimeve letrare.

Ka marrë gradë në Shkencat Kompjuterike Në Universitetin e Strahklajdit. Që kur u diplomua është marrë me zhvillimin e softuerave për disa nga bankat investuese më të mëdha të botës.
Daniel Pennac ka shkruar më shumë se 31 vepra në të gjitha gjinitë: duke filluar nga albumet për fëmijë tek esetë, te librat me ilustrime, romanet dhe autobiografitë. Me veprën autobiografike “Chagrin d’ecole”, botuar në 2007- n, ai mori çmimin Renaudot. Hoqi dorë nga profesioni i mësuesit në vitin 1995, për t’iu përkushtuar tërësisht letërsisë. Në shqip është botuar romani i tij “Parajsa e gogolëve” (Botime Pegi, 2012) dhe eseja e mirënjohur “Si një roman” (Botime Pegi, 2014).



Danielle Steel lindi më 14 gusht 1947 në New York City, është shkrimtare amerikane e romaneve romantike dhe skenariste e rreth 25 filmave


















David Murray, i njohur me emrin artistik Dav Pilkey është autor amerikan dhe karikaturist i letërsisë për fëmijë. Ai është i mirëphur për serinë e librave me ilustrime të Kapiten Brekushit dhe Qeni – Njeri. Ka lindur më 4 mars 1966 dhe jeton në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
David Almondi (1951) u rrit në një familje të madhe në Felling, një qytet i vogël me pamje nga lumi Tyne, në Angli. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj anglezë për letërsinë për fëmijë dhe është autori më i rekomanduar në listat e leximit në shkollat e Britanisë së Madhe.

David Baddiel është komedian, analist në disa programe radioje dhe televizioni dhe shkrimtar i katër novelave të vlerësuara shumë nga kritika. Agjencia Prindërore është libri i tij i parë për fëmijë. Ai jeton në Londër me familjen e tij dhe shpreson që fëmijët të mos aplikojnë në Agjencinë Prindërore së afërmi


David Ebershoff ka lindur në Pasedinë të Kalifornisë në vitin 1968, ndërsa tani jeton në Nju Jork. Aktualisht është drejtori i botimeve në Modern Library, degë e Random House, ku punoi për më shumë se njëzet vjet si redaktor. Është diplomuar në Universitetin e Braunit dhe të Çikagos. Vazhdon të japë mësim në Universitetin e Kolumbias. Romanin e parë, Vajza daneze, që u prit shumë mirë nga kritika, duke u kthyer menjëherë në një bestseller…
David Foenikos është shkrimtar dhe skenarist filmash francez, i cili ka studiuar për letërsi dhe muzikë. Ka fituar çmime letrare




David Machado (1978) është shkrimtar portugez. Ai ka lindur në Lisbonë dhe ka studiuar ekonomi në ISEG Lisbon, para se të bëhej shkrimtar me kohë të plotë. Fillimisht, Machado u bë i njohur në letërsinë për fëmijë. Dy prej librave të tij fituan çmime letrare kombëtare të rëndësishme (Branquinho da Fonseca Prize në 2005, dhe SPA/RTP Author Prize në 2010). Më pas, ai shkroi dhe botoi disa romane dhe tregime për të rritur. Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë me romanin “Indeksi mesatar i lumturisë”.

David Solomons është një zë rrëfimtar meteorik në letërsinë ëpr fëmijë. Edhe ky libër është tejet ngacmues, i lezetçëm, plot humor dhe e mbush zemrën e lexuesit të vogël me një botë të tërë aventurash
David Walliams është një aktor dhe shkrimtar shumë i njohur në Britaninë e Madhe. Fama e tij është rritur si shkrimtar për fëmijë që me publikimin e librit “Djali në fustan” i botuar në vitin 2008, dhe që pati vlerësimet maksimale nga kritika. Që pas asaj periudhe është cilësuar si pasuesi më i denjë i Roald Dahl në letërsinë për fëmijë. Sot është ndër shkrimtarët më të pëlqyer në botë nga lexuesit e vegjël





























Deborah Ellis, prozatore kanadeze bashkëkohore nga më të njohurat. Hulumtuese dhe përshkruese pikante e çështjeve lindore. Vepra e saj letrare jep jetën, logjikën dhe absurdin mes njerëzve në Azinë Jugore, veçanërisht në Afganistan dhe vendet fqinjë.



Deepak Chopra është autor i shumë librave të suksesshëm siç janë: "Trupi e shpirti", "Lumi i përjetësisë", "Krijimi i begatisë", "Shërimi me kuante", "Jeta e pakushtëzuar", "Shëndeti i përsosur" dhe "Kthimi i Rishijes". Ligjërimet e tij revolucionare, si dhe librat e tij, e lidhin fizikën dhe filozofinë, praktikën dhe shpirtëroren, respektin e denjë të urtësisë së Lindjes si dhe dijen bashkëkohore të Perëndimit duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme.







Delia Steinberg Guzmanështë drejtuese e Organizimit Ndërkombëtar “Akropoli i Ri” që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë, Kulturës dge Vullnetarizimit, në më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Shumë prej veprave të saj janë përkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë në revista dhe gazeta në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në përgjithësi. Ka shkruar më shumë se 30 libra dhe manuale mbi Filozofinë Praktike, Psikologjinë, Qytetërimet e Lashta, Astrologjinë, etj.


DEMI MOORE është aktore, producente, regjisore dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “St. Elmo’s Fire”, “About Last Night”, “Ghost”, “A Few Good Men”, “Indecent Proposal”, “G. I. Jane”, “Charlie’s Angels: Full Throttle”, “Margin Call” dhe shumë të tjerë. Moore jeton në Los Anxhelos dhe Idaho.

Demir Gjergji eshte poet i cili nisi te shkruaj qe ne vitet '70, autor i nje sere vellimesh poetike dhe gazetar i Radio Tirana. Vargu i tij shquhet per lirizem te thelle dhe metafora goditese
Denada Toçe eshte psikologe e njohur dhe tashme ka hyre ne boten e madhe te letersise per femije














Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik - VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator (drejtor fotografie). Ai ka realizuar shume filma, ka shkruar skenare dhe romane, dhe drama





Diana Çuli është shkrimtare, përkthyese dhe studiuese e njohur e letërsisë shqipe, e vlerësuar me çmime në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare
Diana Gabaldon është autore amerikane e njohur për serinë e romaneve “Outlander”. Ajo ka lëvruar zhanre të ndryshme si romanin historik, romancën, mister, aventurën dhe fantashkencë.


































Domenico Strarnone (Napoli, 1943), ka punuar gjatë si mësues dhe ka botuar një sërë romanesh dhe tregimesh për jetën shkollore, të cilat kanë shërbyer edhe si skenarë për disa filma dhe seriale televizive. Është fitues i çmimit Strega me romanin Via Gemito në vitin 2001




Donal Ryan (1976) është një ndër shkrimtarët irlandezë bashkëkohorë më premtues. Ai u bë i njohur para lexuesit me romanin "Zemra vërtitëse", i cili fillimisht u refuzua nga 50 shtëpi botuese. Ky libër ka fituar disa çmime mes të cilëve edhe Çmimin Europian për Letërsinë (2015)




Donna Tartt është tregimtare dhe rimanciere e njohur amerikane, fituese e çmimit Pulizer në letërsi dhe e disa çmimeve të tjera letrare brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është shpallur nga revista Time si një nga 100 personat më me ndikim. Vepra më e suksesshme e Tartt është “Gardalina” e cila i dha sukses në nivel ndërkombëtar.


Dorian Leka lindi në Pogradec më datë 6 Shtator të vitit 1988.
Ai u diplomua me “Bachelor në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Bachelor në Shkencat Juridike”, American Heritage University of Southern California, San Benardino, CA, USA; Master i Shkencave, “Master në Shkencat Juridike”, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Maqedoni; “Specialist për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”. Institucioni i Arsimit të Lartë, ISSAT, Tiranë, Shqipëri.
Fillimisht u njoh si Kryetar i Qeverisë së Nxënësve, më pas kryetar i Unionit Studentor dhe për 5 vjet aktor me role protagoniste pranë Pashka Teatër, Strugë, Maqedoni. Ushtroi për disa vjet profesionin e asistent pedagogut dhe më pas lektorit të shkencave juridike dhe politike në 3 universitete (Maqedoni dhe Shqipëri), me disa botime (në autorësi dhe bashkautorësi) në fushën e profesionit, por edhe në atë letrare apo shtypin lokal. Aktualisht punon në Bashkinë e Pogradecit në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Lidhjet e autorit me poezinë janë që në moshë të hershme. Ai është fitues i disa çmimeve lokale, rajonale dhe kombëtare për interpretim artistik dhe krijimtari letrare. Vëllimi i tij i parë me poezi titullohet REBELI (V. 2007 – fitues i çmimit “Libri poetik më i mirë në lirikë”, në Festivalin Rajonal “Oda Poetike”) e së fundmi me poezinë “Leonka”, ku doli fitues i çmimit të I-rë për poezinë më të mirë dedikuar verës, “Konkursi Poetik Festa e Verërave”, Pogradec, 2014.
Autori është i njohur, gjithashtu, si aktivist i shoqërisë civile dhe me një angazhim të herëpashershëm si koordinator projektesh dhe trajnues.
Dorian Steinhoff, lindur në vitin 1985 në Bon, është autor dhe mediator letrar. Ai shkruan, lexon përpara audiencave, me kërkesë universiteteve, institucioneve të lira kulturore shkollave, universiteteve. Krijimtaria dhe veprimtaria e tij artistike është nderuar me shumë çmime letrare.


Doris Lessing është noveliste, poete, skenariste, libretiste, biografe dhe tregimtare britanike, fituese e çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2007 me motivacionin “për përvojën epike femërore, e cila me skepticizëm, pasion dhe fuqi përfytyruese, ia ka nënshtruar këtë qytetërim të ndarë shqyrtimit.”
Ka lindur nga prindër anglezë më 22 tetor 1919 në Persi (Iran dhe është ndarë nga jeta më 17 nëntor 2013. Në krijimtarinë e saj u ndikua shumë nga Virgjinia Vulf, Usdom, Peter Lesing, etj. Ka fituar disa çmime letrare gjatë karrierës së saj.



Dougllas Murray është një autor, gazetar dhe komentator politik britanik. Ai është themelues i Qendrës për Kohezionin Social dhe drejtues i revistës kulturore – politike The Specator. Ai ka lindur më 16 korrik 1979







Është diplomuar për fizikë në Universitetin e Oksfordit dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave të Astrofizikës njehsuese në Universitetin e Londrës. Ka nisur të merret me kodimin që tetë vjeç dhe ka programuar të gjitha llojet e kompjuterave.




Dr. Michael Rafael Moreno, i njohur si "Dr. Mike ", është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Irvine dhe Hahnemann Medical School (tani Universiteti Drexel). Pas qëndrimit të tij në Kaiser Permanente në Fontana të Kalifornisë, Dr Mike u zhvendos në San Diego, ku tani praktikon mjekësinë familjare dhe është në bordin e Akademisë Amerikane të Mjekëve të Familjarë

Dr. Seus, i njohur me emrin Theodor Seuss Greisel është një nga shkrimtarët amerikanë për fëmijë më të njohurit në shekullin e XX. Ai ishte edhe animator, poet, skenarist dhe karikaturist politik. Dr. Seuss ka më shumë se 60 libra për fëmijë. Ai ka lindur më 2 mars 1904 dhe është ndarë nga jeta më 24 shtator 1991



Dritan Gjeli eshte poet dhe autor librash per femije. Botimi i pare, Aventura me bisht", pritet te pasoje seri te tjera ne te ardhmen.
Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017


























Erika Mitchell, e njohur me emrin E. L. James ka thyer rekord me shitjet e triologjisë erotike të Greit, duke u shpallur si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë gjatë vitit 2012. Triologjia është pasuar edhe nga një libër i katërt me rrëfimet e Kristianit, pas kërkesave të shumta që patën lexuesit që lexuan librin















