Artan Gjyzel Hasani ka lindur nё Peshkopi. Ka shkruar njё sёrё romanesh frymёzuese pёr lexuesit, si: romani satirik “Republika e Semaforёve”, libri poetik “Mёkatari”, romani “Funeral”.
A ekziston ndarja? Ç’do të thotë harresa në dashuri? Është amnezia vazhdimi i dashurisë me mjete të tjera apo harresa është i vetmi vendngujim, ku kujtesa nuk vdes? Duket sikur autori u përgjigjet mes vargjeve këtyre pyetjeve, por kur mbaron së lexuari librin kupton që kurrë nuk mund të ketë një përgjigje të saktë për këto. Sepse autori nuk synon të japë...
Funeral i të gjallëve apo jetë e të vdekurve? - Një histori e pakohë dashurie, ku si në një lojë pasqyrash vdekja shfaqet si imazhi më i gjallë i jetës.
Një botim dygjuhësh që vjen edhe në anglisht falë përkushtimit skrupuloz të Ailda Mëngjesit. Nënbota e thellë e shpirtit, e quajtur ID sipas Freud, kthehet mes vargjesh në ID - kartë artistike identiteti e autorit, e pse jo, edhe e lexuesit të pritshëm.
“IMORALISTI” është ftesë për një rrugëtim poetik në anën tjetër të së Vërtetës, një rrugëtim i gjatë nëpër tema të nxehta që nuk durojnë veshje të tepërta të shpirtit.
Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Artan Gjyzel Hasani. Janë tregime që lexohen e rilexohen, pasi aty është gjithë dashuria për jetën: për gjyshen, për motrën, nënën dhe babain.