Adriatike Lami është poete, mësuese, eksperte arsimi dhe autore tekstesh shkollore në sistemin parauniversitar. Ka përfunduar studimet për Gjuhë Letërsi në vitin 1994 dhe aktualisht vazhdon studimet doktorale pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Adriatike Lami u lind në vitin 1972. Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1994. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 2005 dhe vazhdon studimet doktorale.
Ka punuar si specialiste e arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe ka përvoja ndërkombëtare në fushën e mësimdhënies, inspektimit, trajnimit, vlerësimit dhe hartimit të teksteve. Ajo ka dhënë mësim si lektore në universitet dhe një sistemin parauniversitar.
Është bashkëautore e disa teksteve mësimore të gjuhës shqipe.
Lami ka 7 vëllime me poezi. Tashme, shquhet per nivel te larte stilistik, pjekuri ne realizimin e metaformes dhe ndjeshmeri te fuqishme.
Ky libër me poezi është përzgjedhur mes pesë librave më të mirë të botuara gjatë vitit 2017 nga juria e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për çmimet vjetore në fushën e Letërsisë
Në këto poezi shkrimtarja sjellë një dialog të botës së saj, burrave të jetës së saj, në botën ku ato janë. Adriatike Lami është autore e disa librave me poezi, prozë të shkurtër dhe punimeve të ndryshme metodike. Vargjet dedikuar dashurisë, sublimes, kujtesës, mungesës dhe vazhdimësisë sendertohen me nje nivel te larte stilistik. Ky është vëllimi i pestë...
Adriatike Lami vjen me një vëllim të ri me poezi “Tango në prill”, duke kulmuar arritjet e saja poetike, duke shënuar përsosje të teknikave poetike, dhe duke rrokur një botë plot pasione, energji, harmoni dhe muzikalitet.
Poezisë së Adriatike Lamit i shkojnë fjalët e poetit të madh Federiko Garcia Lorka: "Poezia nuk kërkon lexues të thjeshtë, poezia kërkon njerëz që dashurojnë..."