Andrea Camilleri, shkrimtari i njohur sicilian, autor i serive të suksesshme të romaneve të Montalbanos dhe disa veprave të tjera ka lindur më 6 shtator 1925 në Porto Empedocie në Italia dhe është ndarë nga jeta më 17 korrik 2019. Ai ka marrë disa ccmime letrare dhe është I njohur për letërsinë policeske (e krimit).
Gjatë karrierës së tij të gjatë e të patëmetë si funksionar i lartë banke, Febo Germosino kishte marrë tri letra anonime. Tani, në ditën e parë të jetës së re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes.
Ky roman është i pazakontë në krijimtarinë e Andrea Camilleri-t. Nga leximi i parë të duket si një gjuhë e thatë, e mprehtë, që nuk jep ekspresivitetin e dialektit, as në ndonjë nga format e ndryshme, të zhdërvjellëta e tonike, që gjenden shpesh në prozën e mjeshtërit të Porto Empedokles dhe, nën formën e ironisë, butësisë dhe mirëkuptimit për dobësitë e...
Nëpër dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatë, kalojnë njëra pas tjetrës figura dhe personazhe provinciale, të ngathëta, tipike për vitet ‘30 në romanet e paharrueshme të Andrea Camilleri-t.
Nëntëmbëdhjetë histori, të zgjedhura nga autori për këtë përmbledhje, që përbëjnë edhe thelbin e serialit televiziv shumë të njohur, zbulojnë karrierën e Montalbanos, komisarit më të dashur të Italisë, dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes shkrimtarit dhe personazhit të tij.
Edhe një herë Andrea Camilleri shfaqet si një tregimtar i pashoq i asaj Sicilie, ku ngatërrohen e thuren shoqëria civile, politika, e vjetër dhe e re, si dhe mafia. Camilleri, në këtë libër është një rrëfimtar tejet i çmagjepsur, që mban në dorë me kujdes fijet e tregimit dhe që është i aftë të krijojë momente intensiteti e realizmi të tillë, që lexuesi...