ANNIE ERNAUX u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze, fituese e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2022. Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën. Për botuesin e saj Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të gjitha shkrimet kryesore, nën kolanën prestigjioze Quarto. Në librat e saj ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës sate në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial. Konsiderohet një klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentësh. Nga Shtëpia Botuese Dudaj - libra të tjerë të Annie Ernaux: “Pasion i thjeshtë”, “Vitet”, “Kujtime vajze”.
"Kujtime vajze” është një refleksion i fuqishëm mbi shkrimtarinë dhe një epoke thelbësore të ekzistencës, është romani i ndaluar dhe i parrëfyeshëm që autorja e ka ndjekur për tërë jetën.
Një tjetër libër vjen në shqip nga shkrimtarja franceze Annie Ernaux, fituese e Nobelit ne letersi per vitin 2022. “Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve ne.
Vepra kryesore e nobelistes së vitit 2022 në letërsi, Annie Ernaux, romani “Vitet” vjen në shqip. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që...