Arben Dedja është me profesion mjek por ai është poet dhe prozator i njohur tashmë për disa vëllime të botuara. Në vitin 2014 është nderuar me çmimin e Autori i Vitit në Panairin Kombëtar të Librit
Arben Dedja ka lindur në Tiranë në vitin 1964 dhe është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1988 dhe në vtin 1994 përfundon specializimin në këtë degë. Që nga viti 1999 ai jeton në Itali ku punon kërkues shkencor në universitetin e Padovas. Ai ka bërë edhe një studim eksperimental në fushën e neonatologjisë. Por, përtej të gjithave, ai është edhe autor librash. Ka publikuar katër botime me poezi ( dy në shqip dhe dy në italisht) dhe ka përkthyer disa poetë të njohur botëror në gjuhën shqipe, si Saba, Holub, Cavalcanti, Plath dhe Blake. Libri i tij i parë me tregime titullohet Amputime të zgjatura” i botuar në vitin 2011 në gjuhën shqipe dhe në italisht në vitin 2014. Po në këtë vit botoi edhe librin tjetër “Studime eskatologjike. Një vit më vonë u nderua me me çmimin “Autor i vitit” në Panairin Kombëtar të Librit. Ai ka botuar gjithashtu edhe “Kulla e mishit” (2016) si dhe poezi dhe tregime, në gjuhën shqipe dhe në italisht botuar në organet e specializuara letrare.
Në këtë vëllim janë përfshirë poezitë shqip që autori i ka shkruar në Itali dhe i ka botuar të përkthyera në italisht (nga ai vetë) në librat “La manutenzione delle maschere” dhe “The Vanishing Twin”, si edhe poezi të tjera botuar në shtypin italian, por ka edhe tekste të pabotuara.