Albi Lushi

Albi Lushi është poet. Ka lindur në qytetin e Kavajës ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin “Aleksandër Moisiu”. Studimet e larta i kreu në Fakultetin Ekonomik në degën “Ekonomia dhe e Drejta”. Studimet Master i kreu në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Albi Lushi është vlerësuar nga disa prej klubeve letrare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Mund të përmendim çmimin "Lasgush Poradeci në “Netët Korçare të Poezisë”; çmimin e parë në festivalin mbarëkombëtarë "Pranvera poetike durrsake" zhvilluar në Durrës; Çmimin Special në “Netët Korçare të Poezisë” (Internacional Festival) në vitin 2019. Në Prizren nderohet me çmimin “ Kalaja e Prizrenit” në vitin 2020.


Ai është pjesëmarrës në disa konkurse poetike të zhvilluara në Itali, Francë, Gjermani me poezi të përkthyera në gjuhën angleze ku ka marrë vlerësime të jurive të huaja. Shumë nga poezitë e autorit janë pjesë e antologjive dhe revistave më të nderuara kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë.


Poetë, shkrimtarë dhe studiues të tillë si Dritëro Agolli, Agim Doçi, Skënder Rusi, Zija Çela, Xhevahir, Shaban Sinani etj. e kanë vlerësuar krijimtarinë e poetit Albi Lushi për nga stili, larmishmëria dhe filozofia e mesazheve universale.


Libri i parë është përmbledhja me poezi "Gjysma ime ngeli peng”, hedhur në qarkullim në vitin 2015. Libri i dytë, përmbledhja poetike “ Dhimbje në kohët e foljeve” është botuar në vitin 2019. Në vitin 2022 shtëpia botuese Albas botoi përmbledhjen “Shën dashuronte”, përmbledhje e cila është listuar mes shtatë prurjeve poetike më të mira të vitit 2022 nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al dhe blogu Leximtari.   

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër