Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re”, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore “Symbol”. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008.
Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re”, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore “Symbol”. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008.
Deri tani ka botuar këto vepra:
- Zomb (poezi, 2009)
- Historia e një koleksionisti të syve (drama, 2010)
- Parabola postmoderne (studim, 2010)
- Paradigma e Proteut (studim, 2012)
- Ulurima e Ujkut (roman, 2013)
- Zazen (roman, 2014)
- Koferi i Konicës (ese, 2016)
- Hamleti simbas Horacit (dramë, 2017)
- Skenderbeu: Manuskripti i Marlout (dramë, 2018).
Krijimtaria e Apollonit është përkthyer në disa gjuhë dhe është shpërblyer me disa çmime kombëtare, si: “Libri më i mirë poetik i vitit 2009” dhe, “Libri më i mirë kritik i vitit 2012” nga Ministria e Kulturës (Kosovë), “Romani më i mire i vitit 2013” (çmimi “Rexhai Surroi”) dhe “Drama më e mirë e vitit 2016” nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Shtëpia Botuese OM (Tiranë dhe Prishtinë) ka ekskluzivitetin e botimit të të gjitha veprave të Apollonit.
Në këtë tragjedi psikanalitike mishërohen idetë teorike të Frojdit për të dhënë një histori të mundshme të Hamletit, duke prekur temën e incestit të dyfishtë (vëlla-motër, nënë-bir) dhe temën e tradhtisë së shumëfishtë.
Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, perrallës, religjionit dhe animacionit. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani shqip nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari...
Ky nuk është libër me analiza, por një lloj përmbledhje reflektimesh që kanë dalë prej leximeve dhe dyshimeve të autorit. Pak a shumë, një koleksion konstatimesh që ai ka mbajtur nëpër margjina librash gjatë leximit të letërsisë shqipe, nga fillimi i saj deri sot. Jo analiza, jo recensione, por thjesht refleksione mbi ato që Apolloni i ka konsideruar...
Studiuesi Apolloni, para se të shkruajë për romanin, apo romanet e Kadaresë, ai i bën një vështrim të shkurtër, por të thuktë rrugës së lindjes dhe të zhvillimit të romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, duke e parë atë edhe në kontekstin e letërsisë botërore dhe të asaj shqiptare si dhe duke paraqitur pak a shumë vijat kronologjike, që i paraprinë...
"Skënderbeu: Manuskripti i Marlout" është një dramë e shkruar sipas parimit postmodern të dorëshkrimit, pra si gjetje e një drame elizabetiane të shekullit 16 e cila konsiderohet dramë e humbur. Për shkrimin e kësaj drame autori ka shfrytëzuar shumë materiale historike, letrare, kinematografike dhe teatrore, për të krijuar një realitet të besueshëm të...