Lindi në vitin 1952 në Kajro të Egjiptit. Studioi arkitekturë në Romë, por me t’u kthyer në Greqi iu përkushtua gazetarisë. Njëkohësisht, filloi të merrej edhe me përkthime. Ka dhënë në greqisht mbi pesëdhjetë romane, tregime dhe ese autorësh italianë. Në vitin 2003, u nderua me Çmimin e Përkthimit të shtetit grek, kurse një vit më vonë shteti italian e nderoi me titullin Kalorës i Punës. Qysh nga viti 1989, bashkëpunon me gazetën Avgi, kurse nga viti 1998 është përgjegjës për letërsinë e huaj në Shtëpinë Botuese prestigjioze Kastanjotis. Në bashkëpunim me Antonio Tabucchi-n, shkroi librin Një këmishë gjithë njolla (1999).
Ky libër – ashtu si edhe emisioni televiziv me të njëjtin titull, ku u mbështet – nuk u drejtohet vetëm adhuruesve të letërsisë, por një publiku më të gjerë, i cili mbetet i ndjeshëm kundrejt problemeve dhe shqetësimeve të kohës sonë.