Alfonsina Storni

Alfonsina Storni (1892-1938) një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Zvicër, kurse pjesën tjetër në Argjentinë. Vepra e saj pati ndikim jo vetëm te lexuesit, por edhe te disa shkrimtarë latinë. Edhe pse e njohur kryesisht për veprat poetike, ajo shkroi edhe prozë, drama dhe ese, që i botonte nëpër gazeta, ku shpesh shfaqte idetë e saj për barazi gjinore. Ajo ka shkruar një poezi erotike të karakterizuar nga thellësia dhe thjeshtësia. Libri autobiografik Poezi të dashnisë, i përkthyer nga Enver Robelli, është një artikulim lirik mbi një dashuri fatkeqe. Më 25 tetor 1938, pasi shkroi poezinë Po shkoj të flej, Alfonsina Storni, e cila vuante nga sëmundja e kancerit, bëri vetëvrasje duke u hedhur në det. Një nga këngët më popullore në botën latine, Alfonsina e Yl Mar, është krijuar në nderim të saj.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër