Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
Në orën 18.57 të 28 marsit 1997 një motovedetë e vogël shqiptare e stërngarkuar me emigrantë, Katëri i Radës, goditet me bash nga një korvetë e Marinës ushtarake italiane, Sibilla. Brenda pak minutash anija shkon në fund të Kanalit të Otrantos. Është mbrëmja e së Premtes së Shenjtë. Të mbijetuarit janë vetëm 34, të vdekurit 57, në pjesën më të madhe gra...
Alessandro Leogrande ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.