Alma Papamihali lindi në qershor të vitit 1974. Është rritur dhe shkolluar në Tiranë. Studimet e larta i kreu për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Pasioni i saj ka qenë, që në fëmijëri, poezia, por vazhdimisht është përfshirë edhe në publicistikë. Alma është, gjithashtu, anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani si dhe themeluese dhe mësuese e shkollës shqipe “Iliria”, po në Gjermani.
Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze e atë rumune (në antologjinë “Çelësi i shpirtit”), si dhe në revista e gazeta të ndryshme periodike. Është një nga poetet më të ndjekura në rrjetet sociale.
Këto poezi vijnë para laxuesit si vokacion shprehës, që ruajnë ekuilibrim midis thënies dhe domethënies, formës dhe mesazhit.
Alma Papamihaili vjen me një vëllim të ri me poezi, duke shënuar një tjetër nivel të perceptimit për botën dhe shtim të shprehive stilistikore dhe poetike