...Ajkuna Dakli është shembulli tipik i bashkëjetesës së njeriut poet me poezinë. Poeti mund të ketë heshtur për vite të tëra, por poezia ka qenë aty, duke mbushur ditë pas dite hojet e shpirtit. Është si një fjalë e bukur e pathënë, që ti e zbulon dhe matesh kaq herë ta thuash, por ngurron, duke bindur veten gjithsesi se dikur duhet ta thuash. Dhe erdhi...