Prof.Dr. Adrian Civici është Profesor në shkencat ekonomike, autor i disa studimeve, pedagog dhe drejtues i bordeve dhe këshilltar për politikat ekonomike. Ai ka bërë disa libra në fushën e ekonomisë dhe funksionimin e tregjeve
Adrian Civici është doktor në shkencat ekonomike akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe doktor në ekonomi agrare akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tirane, 1993). Në vitin 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme si Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare (1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Drejtorisë së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor të Kosovës pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Profesor dhe Rektor i Universitetit Europian të Tiranës (2007-2010). Zëvendësrektor për kërkimin shkencor dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në Universitetin Europian të Tiranës (2010-2011). Aktualisht është President i Universitetit Europian të Tiranës dhe Drejtor i Shkollës Doktorale.
Adrian Civici ka qenë dhe është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar I Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore me qendër në Bruksel); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare me qendër në Lyon, Francë); anëtar I Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Koordinator i Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Qëndrueshëm me qendër në Paris; Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM – IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti VALENCIA, Spanjë, IAM Bari, Itali. Fushat e tij të ekspertizës prekin kryesisht politikat agrare dhe tregtare për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat, etj. Është autor i disa librave brenda dhe jashtë vendit, i mbi 250 artikujve shkencorë e divulgativë në shtypin universitar e revista të ndryshme, i studimeve dhe publikimeve të tjera brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, financës, zhvillimit ekonomik e social, etj.
Eshtë kryeredaktor i revistës shkencore “Economicus”, botim i Fakultetit Ekonomik të UET. Eshtë gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që nga muaji prill 2005. Në vitin 2009, Adrian Civicit i është akorduar nga Presidenca Franceze dhe Akademia e SHkencave të Francës titulli "Kalorës i palmës së artë akademike”.
Cili është fajtori? Përse është pothuajse e pamundur të parashikohet një krizë financiare? Janë të paaftë ekonomistët, financierët apo politikanët? Është faji i kapitalizmit liberal dhe politikave derregulluese? Çfarë interesash e lobesh fshihen mbrapa krizave financiare? A ka mundur shkenca ekonomike të ndërtojë një teori të qartë dhe të strukturuar që...
Të lexosh dhe rilexosh Hayek- un është një recetë e shkëlqyer për të jetuar një botë më të mirë Pascal Salin
Globalizimi është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën
Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...
Kalimi nga sistemi komunist në atë demokratik, jashtë çdo diskutimi, ishte një përmbysje e ziadhe shumëplanëshe. I tillë ishte dhe transformimi ekonomisë nga ekonomi socialiste e planifikuar dhe e qendërzuar, në ekonominë e tregut të lirë. Përmbysja as nuk mund të kryhej e as nuk u krye dot brenda një dite, por kërkonte vite të tëra.
“Udhëtim në tri kohë” është një dialog i profesorit të njohur të ekonomisë, Adrian Civicit me Alda Bardhylin, mbi tre periudha të rëndësishme të Shqipërisë së një shekulli, komunizmin, tranzicionin dhe kapitalizmin.