Alice Munro

Alice Ann Munro është tregimtare kanadeze, fituese e çmimit Nobel në letërsi në vitin 2013. Proza e saj e shkurtër është përshkruar si revolucionare në arkitekturën e këtij zhanri. Në gjithën shqipe kanë ardhur deri më tani tre vëllime me tregime: “E shtrenja jetë”, Armik, mik i dashur” dhe “Kaq shumë lumturi”

Alice Munro ka lindur më 10 korrik 1931 në jugperëndim të Ontarios në Kanada. Ajo ka studiuar për anglisht dhe gazetari ku është diplomuar në në Universtetin e Ontarios Perëndimore. Që kur ishte adoleshente nisi të shkruajë tregimet e para. Përmendet tregimi “Dimensionet e errësirës” (1950). Jeta e Munro ka pasur shumë aventura, pasi ka ushtruar shumë punë të ndryshme, ku vlen të përmendet edhe puna si librare. Njohja me profesorin James Munro, dhe më tej martesa me të, i krijoi mundësinë që të njihet me letërsinë dhe të hapë një librari me emrin Munro, e cila vazhdon aktivitetin edhe sot e kësaj dite.


Alice Munro ka shkruar më shumë se 15 vëllime me tregime, si dhe disa përmbledhje nga krijimtaria e saj, apo rishikime të tregimeve që ka shkruar më parë, një tipar karakteristik i krijimtarisë së saj letrare.


Gjatë karrierës së saj të spikatur është nderuar me shumë çmime dhe trofe, përfshirë tre Çmime Letrare të Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, Çmimin “Giller”, Çmimin “Rea” për Tregimin e Shkurtër, Çmimin Letrar “Lannan”, Çmimin “W.H. Smith” për Librin, që jepet në Angli, Çmimin e Rrethit Kombëtar të Kritikës Letrare të Shteteve të Bashkuara dhe një Çmim Ndërkombëtar “Man Booker”. Tregimet e saj janë botuar në “The New Yorker”, “The Atlantic Monthly”, “The Paris Review”.


Në vitin 2013 ka fituar çmimin Nobel në letërsi për “mjeshtri në tregimin bashkëkohor. Në vitin 2009 ka fituar çmimin Man Booker Prize.


Munro kaloi një sëmundje të rëndë në vitin 2009 dhe që prej asaj kohe jeton e tërhequr nga bota aktive letrare. Ajo ka pasur dy martesa, ku me martesën e parë ka lindur tre fëmijë, ku njëri prej tyre vdiq sapo erdhi në jetë. Sheila Munri, njëra nga vajzat e saj, botoi në vitin 2002 një libër me kujtime: “Jetët e nënave dhe vajzave: Rritja me Alice Munro”.




 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Me aftësinë e pashoq për të na dhënë esencën e jetës, me histori shpesh të shkurtra por të bollshme dhe të pakohshme, Alice Munro ndriçon momentin kur një jetë formëzohetnjë moment kur një ëndërr apo mbase një kthesë e thjeshtë e fatit e nxjerr individin nga rrjedha e zakonshme, drejt një rruge totalisht të re të jetuari.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Lumturi? Tej mase lumturi? Në vrasjen e trefishtë te “Dimensione” apo në atë të “Radikale të lira”? Lumturia në këto nëntë tregime të Alice Munro qëndron në një fuqi të padëgjuar krijimi, në forcën e mosparagjykimit dhe lirisë që të jep pleqëria, kur mund të shohësh gjithnjë e më thellë puseve të jetës tënde. E nëse pastaj lumturia tejkalohet, mbesin...

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra