"Në këtë kuptim, Tirana dhe Kulla ishin të lidhura me njera-tjetrën në një raport përjashtimi reciprok. Askush nuk lejohej të hidhte një sy, si spektator, në shformimin e trupit të trishtuar të qytetit, që nga lartësia e ballkonit; anasjelltas, askush nuk do të lejohej të depërtonte në barkun e ftohtë e të përzgjatur të kullës..."
"Kulla e Sahatit" është një ese semiotike, me nota personale, e cila I kushtohet Tiranës dhe qendrës së saj, të shkruar, të fshirë dhe të rishkruar sa e sa herë nga politika, duke u përqendruar në vitet 1960-1980. Lexuesit të sotëm nuk do t’i shpëtojnë paralelet dhe analogjitë e shumta me çfarë po ndodh sot në Tiranë; pa çka se ky aktualitet i esesë nuk...