A. J. Finn është pseudonimi i Daniel Mallory. Ai ka shkruar një numër të madh artikujsh në media prestigjioze ndërkombëtare si në Los Angeles Times, Ëashington Post dhe në Times Literary Supplement. I lindur në Nju Jork, Finn jeton në Angli prej dhjetë vitesh dhe punoi si editor librash. Ka shkruar dy romane, ky padyshim, romani më i suksesshëm është Gruaja në dritare, një thriller që ka befasuar lexuesit që kur është hedhur në qarkullim në vitin 2018.
Ky roman konsiderohet si triller diabolik: askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket. Lexuesi mbahet peng në çdo faqe të tij përmes agorafobisë, ankthit, depresionit, substancave abuzuese, vrasjeve, vdekjeve, etj. Që nga viti 2018, kur u hodh në qarkullim vazhdon të bëjë për vete qindra-mijëra lexues me fuqinë e tij.