Aleksander Zviagincev - jurist i njohur, shkrimtar, regjisor rus, ish-zevendesprokuror i Përgjithshëm i Rusisë, aktualisht mban postin e zëvendëspresidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve.
"Në jetë të jetëve" është një version artistik tërheqës i ngjarjeve historike të zhvilluara para më shumë,se 70 vitesh. Procesi i Nurenbergut është gjyqi ndërkombëtar i ish-drejtuesve të Gjermanisë së Hitlerit.
"Në jetë të jeteve" është libri i parë i autorit i përkthyer në gjuhën shqipe.
Në themel të romanit janë vendosur fakte deri më sot të panjohura, të cilat autori, që i ka kushtuar studimit të Procesit të Nyrenbergut shumë vite të jetës së tij, i ka vjelë nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët.