Argita Zalli, Detina Zalli

Lindur në Shqipëri, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli ishin njëmbëdhjetë vjeçe, kur vendi u përfshi nga trazirat. Dy vite më vonë, pas disa tentativave të dështuara për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë, ato shkuan bashkë me prindërit në Angli. Duke kapërcyer një kalvar sfidash si refugjate, që të dyja arritën të shkëlqenin në shkollë dhe, më vonë, u bënë studiuese të njohura dhe lektore në fushën e shkencës. Duke u frymëzuar nga një personalitet i shquar, siç është ish-presidenti amerikan, Barak Obama, dhe duke dashur t’u vijnë në ndihmë të tjerëve, ato themeluan rganizatën jofitimprurëse We Speak Science, një organizatë që i vjen në ndihmë studentëve të varfër nëpër botë, sidomos atyre imigrantë, të cilëve rrethanat ua bëjnë të vështirë shkollimin. Në bashkëpunim me onkologë dhe shkencëtarë me famë botërore, Argita dhe Detina bashkëthemeluan Afërdita Ime, një nismë jofitimprurëse që synon të ndihmojë pacientët me kancer nëpërmjet mbështetjes dhe këshillave psiko-sociale. Argita dhe Detina jetojnë me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre në Londër.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 020 Lekë 1 200 Lekë -15% Në stok
    I ri

    Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu.

    1 020 Lekë
    1 200 Lekë -15%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër