Aristotel Spiro është studiues i shqipes dhe i greqishtes. Ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Athinës me bursë të Fondacionit «Aleksandër S. Onassis» (2000). Ka punuar si pedagog i gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit (1986-1992) dhe në atë të Tiranës (2008-2016).
Aristotel Spiro është studiues i shqipes dhe i greqishtes. Ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Athinës me bursë të Fondacionit «Aleksandër S. Onassis» (2000). Ka punuar si pedagog i gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit (1986-1992) dhe në atë të Tiranës (2008-2016). Në Greqi ka qenë bashkë- punëtor shkencor në Universitetin e Athinës në programe kërkimore-shkencore të Ministrisë së Arsimit dhe Kulteve në ndihmë të nxënësve emigrantë shqiptarë (1996-2000).
Ka marrë pjesë dhe ka drejtuar ekspedita dialektologjike në krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Ka referuar në shumë konferenca shkencore kombëtare e nderkombëtare, në mjaft prej të cilave si folës kryesor (Shqipëri, Greqi, Kosovë, Rusi, SHBA etj.).
Themeloi Lidhjen Filologjike Shqiptaro-Greke (1997) dhe revistën ndërkombëtare të studimeve filologjike «Albanohellenica» (1999-), kryeredaktor i së cilës është që në numrin e parë.
Ka botuar disa libra studimorë në shqip e greqisht dhe ka përkthyer në shqip «Veprën poetikë» të Kavafit, «Elektrën» e Euripidit etj. Përmbledhje me poezi të tij janë botuar në shqip e bullgarisht dhe në antologji të ndryshme
Ky libër i drejtohet lexuesit të interesuar për çështje të ndryshme të komunikimit gjuhësor e kulturor shqiptaro-grek nga një këndvështrim kritik i «brendshëm» filologjik, gjuhësor e përkthimor.