Hylli i Dritës 1-2018 View larger

Hylli i Drites 1-2018

Grup autorësh FRA0096

New product

Përshkrim i shkurtër

Në ketë numër do të mund të lexoni studime të studiuesve të njoftun mbrenda dhe jashtë Shqipnie. Hylli në ketë numër sjellë kontribute të çmueshme ndër të gjitha lamijet e kulturës shqiptare.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Franceskane
ISBN18165885

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky numër përmban artikujt si më poshtë:

Gjuhësi. Evalda PACI: Elemente të mësimit të gjuhës latine në disa gramatika të gjysmës së parë të shekullit të kaluar në shkollat shqiptare; Cătălina VĂTĂŞESCU: Lutja Ati ynë në rumanisht dhe shqip - variante të Shekullit XVI; Giovanni BELLUSCIO - Ardian DOKA: Vëzhgime mbi terminologjinë e shahut në gjuhen shqipe.

Studime letrare. Alfred ÇAPALIKU: “Rrethimi i Shkodrës” - Një vepër model e Marin Barletit, e ngritur mes historisë dhe letërsisë; Arben PRENDI: Ceremoniali i dasmës në veprën "Sa u tunt jeta" të Musine Kokalarit. Ndërthurja e rrëfimit artistik me të dhënat faktike të traditës zakonore; Anza SHKODRA: Nata e sprasme e Balzakut.

Histori. Edmond MALAJ: Një vështrim i shkurtër mbi botimet dokumentare për historinë mesjetare shqiptare; Gëzim HOXHA: Kontributi arkeologjik i studiuesit hungarez Arpad Budaj për territorin e Shqipërisë Verilindore dhe të Kosovës; Ëilly KAMSI: Prirja europiane e Gjergj Kastriotit Skanderbeut. Bardhyl DEMIRAJ: Tradition als überlieferte Zukunft – eine Hommage an Georg Kastriota – Skanderbeg aus Anlass seines 550. Todesjahres - Traditë si dëshmi e së ardhmes – homazh për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun me rastin e 550-vjetorit të vdekjes

Arkeologji. Gëzim HOXHA: Rikthim në historinë e kishës së shenjtërve Sergius dhe Baçhus në bregun e lumit Buna.

Recensione. Evalda PAÇI: Át Marin Sirdani O.F.M., Kontribut për historinë e kulturën shqiptare, Botime Françeskane, Shkodër, 2017; Lisandri KOLA: Fishtologjia sot (vlerësime për studimin Hulumtime mbi veprën e Át Gjergj Fishtës).

Spikat rubrika Brilante Biblike me perkthime të Át Daniel GJEÇAJ, OFM. Në ketë numer sjellim pjesë nga Libri i Jobit.

Nekrologji. Siç e ka pasë traditë, Hylli vijon në përkujtimin e njerëzve të njoftun që ndahen nga kjo jetë. Në ketë numër përkujtojmë largimin nga jeta e gjuhëtarit të shquem Kolec Topalli (1938-2018) dhe pikorit të talentuem Ndoc Gurashi (1925-2018)

Arkivi i Hyllit. Letërshkembime me Át Gjergj Fishtën: - Emzot Jul Bonatti: - Át Mark Harapi, sj. Nji vlerë të posaçme në ketë numër përban Letërshkembimi i Át Gjergj Fishtës me Át Pal Dodaj, Át Ambroz Marlaskaj dhe Át Bernardin Palaj. Studiuesi i censhëm, Bardhyl Demiraj, solli në redaksi për botim nji letër të Martin Camaj dërgue Gjon Sinishtës: Marrëdhëniet e Martin Camajt me klerin katolik - në një letër dërguar Gjon Sinishtës më 27 mars 1991.

Rubrika e arkivit mbyllet me inventarin e sendeve të grabituna nga muzeumet e fretënve, dhe të jezuitëve, gjatë viteve 1946-1947: Inventar i materjalit të mbetun nga ish muzéét e jezuitve dhe të fretënve gjetë mbas terheqjes që muzeu Kombëtarë ka ba nga këta

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages238
ISBN18165885
Published year2018
Vendodhja e botimitShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1