Ti je Placebo View larger

Ti je Placebo

Joe Dispenza MRE0014

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.

More details

106 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Efekos
ISBN9789951660914

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Të gjithë frymëzohemi nga histori të “shërimeve të magjishme”, por ajo që Joe Dispenza na rrëfen në këtë libër fantastik është se të gjithë kemi potencialin për të ndërmarrë shërime të tilla të mrekullueshme. Joe Dispenza na e dëshmon shkencërisht se përtëritja është e instaluar në secilën pore të trupit tonë, kështu që sëmundjet dhe degjenerimet janë përjashtime, e jo rregulla.

Gjëja më intriguese është se Joe në këtë libër, mbi të gjitha, na e sjell përvojën e vet të shërimit të frakturave të shumëfishta në boshtin kurrizor pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore – vetëm me fuqinë e mendjes.

Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.

Shumica prej nesh nuk ka kohë apo prirje të mjaftueshme për t’i kuptuar disa procese biologjike. Pikërisht në këtë pikë ky libër na ofron një shërbim të mirë. Joe gërmon thellë në shkencë për t’i shtjelluar këto procese dhe për t’i paraqitur ato në një mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme. Duke përdorur analogji dhe raste historike ai demonstron me saktësi mënyrat se si mund t’i aplikojmë këto zbulime në jetën tonë të ditëpërditshme.

Gregg Braden, autor bestseller i The New York Times në kritikën e vet mbi këtë libër thotë: “Përmes 12 kapitujve konciz që na vijnë si një triler shkencor, Dispenza na jep arsye të forta si shkëmbi për të bërë ndryshime në jetë: sepse Efekti Placebo, në fakt, jemi ne që duhet t’ia dëshmojmë vetes kapacitetet e pakufishme për të shëruar veten dhe për të bërë mrekulli me jetën! E adhuroj këtë libër!”

Sonia Choquette, një autore tjetër bestseller e The New York Times, shkruan se “Ti je Placebo” është një libër që duhet lexuar me patjetër nga të gjithë ata që duan të krijojnë një gjendje optimale në mendje, trup dhe në shpirt.”

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789951660914
Published year2019
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1