Danielle Steel BUE175
New product
Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni.
895 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
Viti i botimit | 2014 | |
Si një mënyrë për t'u kthyer kohën e humbur, Olivia kalon muaj të tërë çdo vit duke planifikuar pushimet për t'i kënaqur të gjithë pjesëtarët e familjes. Këtë verë ka rregulluar një udhëtim prej ëndrrash në Mesdhe me një jaht luksoz dhe shpreson që këto të jenë pushimet më të paharruara për të gjithë. Ky gjest bujar shpreh çdo vit dashurinë e saj për ta por edhe keqardhjen për çastet e rëndësishme që ka humbur kur fëmijët ishin të vegjël. Vajza e saj e vogël, Kesi, producente muzike që jeton në Londër, e refuzon ftesën, si çdo vit. Vajza e madhe, Liza, jeton nën hijen e së ëmës, me tmerrin e dështimit ndërsa përpiqet të përmbushë ëndrrën e saj si shkrimtare. Dy djemtë, Xhoni dhe Filipi, punojnë për Olivian, megjithëse të dyja gratë e tyre nuk e duan këtë gjë. Përgjatë shkëlqimit të brigjeve mesdhetare, kjo duhet të jetë një verë për t'u mbajtur mend për Olivian, fëmijët e nipërit që mbushin anijen. Por si në çdo grumbullim familjar, ka gjithnjë të papritura dhe pavarësisht sa luksoze janë pushimet, gjërat nuk shkojnë të gjitha siç shpreson ajo. Dinamikat familjare janë të ngatërruara, mëritë e vjetra vdesin të fundit, kurse në lojë hyjnë edhe falja apo zbulimet e papritura, së bashku me lidhjet e reja. Kështu e ardhmja merr ngjyra më të gjalla. Njëri pas tjetrit, si për ironi të jetës, fëmijët e Olivias e gjejnë veten të zhytur mes të njëjtave "mëkate" për të cilat fajësojnë nënën prej vitesh. Kjo është një verë dhembshurie, mësimesh të rëndësishme dhe të vërtetash. Libi "Mëkatet e nënës" trajton shumë anë të dashurisë familjare; një dashuri kjo e ndërlikuar, sfiduese, e këndshme, plot pasion dhe jetëgjatë. Gjatë faqeve njihemi me heroinën e paharruar, një nënë të fortë që mban mbi supe më tepër se peshën e fajit të saj, aq të mençur sa t'i respektojë fëmijët për atë që janë dhe që fal aq sa t'i dojë pa kushte.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 382 |
Viti i botimit | 2014 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Taulant Hatia |
Balloja e harqeve është një roman i thellë, që tregon historinë e një familjeje të jashtëzakonshme.
Në këtë libër, Daniel Still na çon përtej joshjes dhe shkëlqimit të Hollivudit. Në roman përshkruhet historia e një gruaje, shndërrimi i saj nga një grua dhe nënë periferie në një skenariste të njohur
Dy jetë ngre lart shpirtin e njeriut, i cili jeton dhe gjen dritësim në botën reale. Një njeri i fortë e me zemër të madhe përjeton thellë edhe një realitet të tejshkuar, thurur me mjaft elegancë e përsosmëri me jetën e përditshme". New York Times.
Fotografja e njohur Hope Dunne ka njohur gëzimin dhe dhimbjen dhe gjen qetësi pas objektivit të aparatit. E kënaqur me strehën e saj, ajo nuk është në kërkim të një burri dhe pasioni.
Nga ballot mondane të Manhatanit në zjarret e Luftës së Parë Botërore, në këtë roman Danielle Steel e shoqëron lexuesin në një udhëtim të paharruar. Kjo është një histori lufte, humbje; është rrëfimi i shpirtit të pathyeshëm të një gruaje.
Ka vende që thjesht i viziton dhe të tjera që s'do t'i braktisësh kurrë. Mirë se erdhët në Hotel Vendôme!
Princesha Kristiana, më e lumtur e veshur thjesht me xhinse dhe t-shirt sesa me veshjet formale të familjes mbretërore.
Do të mundet Kasandra të provojë se nuk gënjen? Kasandra është e vendosur të ndihmojë njerëzit të ndjekin fatin e tyre, por askush nuk i beson profecitë e saj. Atë, madje, as nuk e lejojnë të shkruajë fatet që mbajnë brenda biskotat e shitura nga Furra e Orakullit e familjes. E vendosur të provojë të kundërtën - dhe t'u japë një mësim të mirë disa...
Eni Ferguson ishte një arkitekte e re e shkëlqyer në Manhatan. E bukur, e talentuar, me një punë të mirë, apartament të ri dhe të dashur, dukej sikur e kishte botën në pëllëmbë të dorës derisa një zile telefoni ndryshoi rrjedhën e jetës së saj përgjithmonë.
Katër personazhe të paharruar përballen, në romanin «Ethet e zemrës», me një fatkeqësi tronditëse natyrore, që do të ndryshojë jetën e secilit prej tyre njëherë e përgjithmonë, duke i udhëhequr ata drejt ndryshimit, zbulimit, guximit dhe madhështisë...
Autorja na çon kësaj here nga salla e gjyqit në Gjykatën e Manhatanit, në Jugun tradicional amerikan, duke ndërlidhur ngjarjet personale të tashme e të shkuara të një familjeje me një histori krimi e ndëshkimi.
Dy çifte, katër dekada më mes. Njëri beson se nëse i dashuri vdes, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin në jetën tjetër. Ose mbase do të kthehen në yje e do të jenë krah për krah në qiell..
Katër motra në një vit plot humbje janë në qendër të romanit të Danielle Steel, një roman i fuqishëm për familjen, për tragjeditë dhe për atë se çfarë ndodh kur katër gra të ndryshme jetojnë nën të njëjtën çati.
Danielle Steel përshkruan disa familje në romanin e saj «Mrekullia e fajit» - historia e tre çifteve mjaft të ndryshëm, që përpiqen të mbijetojnë, të dashurojnë, të qeshin dhe të marrin jetën ditë pas dite, duke krijuar këtë roman interesant. Mrekullia e fajit gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej ti besonin fatthënës, jetës së dyzuar,...
Ky roman i Danielle Steel është në kurorën e veprave të saj më të mira. Le ta vëmë këtë brerore mbi zemrat tona.
"Manhatan" quhet filmi me seri që parashikohet të ketë seriali më i nxehtë televiziv ndër vite.
Një transformim magjik zhvillohet në këtë roman të shkëlqyer të Danielle Steel: të huajt bëhen shokë dhome, shokët e dhomës bëhen familje në një shtëpi të fundshekullit të shkuar në Manhatan West Village.
Në këtë roman, Daniel Still sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris dhe fillon një udhëtim të guximshëm për të mbijetuar.
Në këtë roman të ndjerë, Danielle Steel i thur lavde virtytit të bukurisë ndërsa shtjellon çështje të tilla si pesha, imazhi vetjak, marrëdhënia mes motrave dhe familja.
Në romanet e saj best-seller në SHBA dhe në Britaninë e madhe, Danielle Steel tregon me narracion habitës, duke vënë në qendër gruan, pasionet e saj, jetën, bukurinë shpirtërore, vërtetësinë lakuriqe dhe realizmin e gjallë.