Pa lamtumirë View larger

Pa lamtumire

Danielle Steel BUE275

New product

Përshkrim i shkurtër

Në romanet e saj best-seller në SHBA dhe në Britaninë e madhe, Danielle Steel tregon me narracion habitës, duke vënë në qendër gruan, pasionet e saj, jetën, bukurinë shpirtërore, vërtetësinë lakuriqe dhe realizmin e gjallë. 

More details

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789992779497

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në romanet e saj best-seller në SHBA dhe në Britaninë e madhe, Danielle Steel tregon me narracion habitës, duke vënë në qendër gruan, pasionet e saj, jetën, bukurinë shpirtërore, vërtetësinë lakuriqe dhe realizmin e gjallë. Ajo ngre një metaforë të fuqishme dhe brenda saj vendos tri gra, mike të ngushta që në bangot e kolegjit e që tani, ndihen të lodhura, të stresuara, në buzë të greminës, ndonëse të dashuruara me jetën.  

Mari-Stjuart, Tanja Tomas, Zoe Filips, tri gra të bukura, të vetmuara, të goditura nga fati, të etura për jetë, të mrekulluara nga natyra e bukur, gjejnë të vërtetat e fshehta në një fermë, diku mes maleve të Perëndimit në Joming. Ndërthurja e një subjekti të thjeshtë që shkallë-shkallë ndërlikohet, prania e të papriturave befasuese, përshkrimi me patos i karaktereve dhe i personalitetit të personazheve na krijon një shpërthim të këndshëm, ndonëse disi të nervozuar.

Data sheet

pages392
ISBN9789992779497
Shtëpia botueseUegen
RedaktoriXhevair Lleshi
Published year2002
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 20 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiArian Lleshi