Celeste Ng BLV0002
New product
Një roman i mbushur me emocione në të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i një familjeje.
100 Items
Shtëpia Botuese | Living | |
| ISBN | 978 9928 216 04 5 | |
Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush. Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970. Lidia është vajza e parapëlqyer e Marlin dhe Xhejms Lisë dhe prindërit e saj janë të vendosur që ajo të përmbushë ëndrrat që ata nuk arritën t'i realizonin njëherë e një kohë. Por kur trupi i saj gjendet në liqenin e qytetit, ekuilibri që e mbante familjen Li të bashkuar, prishet, duke e kthyer në një familje kaotike. Një histori mjaft prekëse e sekreteve dhe e dëshirave të një familjeje. "Ditar i pashkruar" është një libër i mbushur me emocione, në të cilin përshkruhet jeta e një familjeje dhe nxjerr në pah mënyrat se si nënat dhe vajzat, baballarët dhe djemtë, bashkëshortët dhe bashkëshortet përpiqen gjatë gjithë jetës të kuptojnë njëri-tjetrin. "Ditar i pashkruar", një roman të cilin përshkruhet jeta, mosmarrëveshjet dhe pikëllimi i një familjeje. I shpallur si libri më i mirë nga amazon.com për vitin 2014. I përzgjedhur nga botuesit e New York Times Book Review si fitues i çmimit "Alex" I përzgjedhur si libri më i mirë i vitit nga NPR San Francisko Chronicle Entertainment Weekly, The Huffington Post, Amazon, Buzzfeed, Grantland Booklist, St. Louis Post-Disptach, Shelf Awarness, Book Riot School Library Journal, Bustle, Time Out New York.
| pages | 252 |
| ISBN | 978 9928 216 04 5 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 18-vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Erdi Ibro |