Bungalow View larger

Bungalow

Danielle Steel BUE032

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër, Daniel Still na çon përtej joshjes dhe shkëlqimit të Hollivudit. Në roman përshkruhet historia e një gruaje, shndërrimi i saj nga një grua dhe nënë periferie në një skenariste të njohur

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Viti i botimit2011

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Telefonata erdhi në një ditë të nxehtë korriku, një ditë si gjithë të tjerat për shkrimtaren e pavarur Tania Harris. Por kjo telefonatë nga agjenti i Tanias nuk ishte e zakonshme, pasi po i ofrohej një shans i jashtëzakonshëm për të shkruar një skenar hollivudian: një ëndërr të cilën e kishte lënë mënjanë me kohë, për t'iu kushtuar familjes. Por këtë herë, Tania e di që nuk mund të refuzojë, edhe pse është e pavendosur për të lënë bashkëshortin dhe të bijat. Në momentin që hyn në hotelin Beverly Hills, Tania përballet me një botë të re, që e bën të ndihet e rilindur dhe plot frymëzim. Ajo nis të punojë me aktorë të mëdhenj dhe një legjendë Hollivudi: producentin fitues të çmimit "Oscar", Douglas Wayne, një burrë që arrin gjithmonë të marrë atë që do. Pavarësisht fluturimeve drejt shtëpisë në pauzat mes xhirimeve, Tania e ka të vështirë të lidhet sërish me familjen e saj. Dy jetët e saj përplasen me njëra-tjetrën dhe Tania fillon të mendojë nëse mund të jetë shkrimtare, nënë dhe grua në të njëjtën kohë. Në këtë libër, Daniel Still e çon lexuesin në botën e famës dhe pasurisë, të aktorëve dhe personazheve të njohur, duke guxuar të tregojë jetën e vërtetë dhe ëndrrat nën shkëlqimin e Hollivudit.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages189
Viti i botimit2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKozeta Çuadari