Jose Saramago BD0047
New product
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e filmave dhe arrin të njohë emrin e atij që i ngjan tipar për tipar: Antonio Klaron.
903 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet, pyet producentët dhe shpërndarësit e filmave dhe arrin të njohë emrin e atij që i ngjan tipar për tipar: Antonio Klaron. Me ndihmën e së dashurës, niset në kërkim të kopjes së tij - një njeri i zakonshëm, i martuar, aktor kinemaje - arrin të gjejë adresën dhe numrin e tij të telefonit dhe e bind për domosdoshmërinë e një takimi. Takimi ndodh në një vend të veçuar dhe përfundon në një mynxyrë, ngaqë secili kupton se dy qenie të ngjashme nuk mund të bashkëjetojnë. Cili prej të dyve është unë, cili është tjetri? Për Tertuliano Maksimo Afonson dhe për Antonio Klaron, sigurisht që përgjigjia nuk ëhtë e njëjtë. Atëherë, nga çrregullimi i identitetit, papritmas shfaqet tragjedia. Edhe një herë në mënyrë të shkëlqyer, Jose Saramago vë në skenë një mit për ta çmitizuar sa më mirë atë, për të trajtuar realitetin e kohës sonë dhe krizën e shoqërisë. Jose Saramago (lindi në 1922 në Azinhaga, Portugali, dhe vdiq në Tias, ishujt Kanari, në vitin 2010) është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit të XX - të dhe të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të XXI - të. Fitues i Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1998, ai është i njohur në mbarë botën.
Roman | Mister&Thriller |
Viti 1936: Europa hedh valle, ndërsa një diktator i urryer lartëson veten në Portugali. Qyteti gri i Lisbonës, pa ngjyrë, fantastik. Ricardo Reis, një mjek dhe poet, sapo ka ardhur në shtëpi pas gjashtëmbëdhjetë vitesh qënrimi në Brazil. Për më shumë bëje pjesë të leximeve veprën e nobelistit të 2001-shit..
Njëzet vjet pas Ungjilli sipas Jezu Krishtit, José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Romani Kaini tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij. Romani Kaini është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur...
Perëndia dorace është pa dyshim kryevepra e José Saramagos, vepra më e përkthyer e tij, romani që ka fituar më tepër çmime, mes të cilëve edhe Çmimin e Madh të Romanit dhe Novelës së Pen Klubit, 1983.
Në përkthimin e Nasi Lerës vjen ne shqip një tjetër roman i nobelistit të shquar portugez Jose Saramago Le te ulerijme është romani ku kthehen sërish heronjtë e paharruar të romanit Verbëria.
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve. Por, të kundërshtosh sot një histori, që prej dy mijëvjeçarëve është pjesë e së shenjtës, është kujtesë simbolike dhe model i qytetërimit tonë; ajo nuk përbën më herezi apo...
Në vitin 1551, mbreti i Portugalisë, Zhoa III, i dhuroi kryedukës Maksimilian të Austrisë, dhëndrit të Karlit të Pestë, një elefant të Azisë, së bashku me kujdestarin e tij, Subhronë. Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas...