Bessa Myftiu BD0010
New product
Në Shqipërinë komuniste dashurinë e vrisnim, e thernim me thikë, e asgjësonim. Sapo të kishte hedhur çapat e parë, e ekzekutonim me të gjitha mjetet. Edhe unë kisha bërë të njëjtën gjë.” Këtë temë prek Besa: Tri gra, tri rrëfime, tri ngjarje që rrokullisin kohë, muaj e vite në hollin e një aeroporti. Anila, Diana dhe Monda zbërthejnë dashurinë në komunizëm
10 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 9789994304288 | |
Thanë për librin
Diana Çuli, shkrimtare
Besa Myftiu ka zgjedhur të rrëfejë tri histori, të tria për tri gra shqiptare që takohen një natë në aeroportin e Fiumicino-s, një natë kur nuk nisen avionë, një natë e destinuar për rrëfime të ngeshme. Anila, Diana dhe Monda tregojnë jetët e tyre, dashuritë dhe pengjet e tyre. Por, libri nuk mbetet deri këtu, ndryshe nuk do të quhej origjinal dhe i papritur. Nuk është i papritur vetëm për teknikën, për stilin, për frymën pezull që të mban subjekti, për karakterizimin e personazheve. Është i tillë, veçanërisht, sepse Besa Myftiu shkon deri në thellësitë më të imta të shpirtit njerëzor, në detaje, në luhatje, në dritëhije dhe zbardhëllima të vështira pas periudhash të errëta. Edhe në kritika dhe opinione të mëparshme, po edhe në vetë pohimet e autores, ky roman thyen disa tabu të shoqërisë shqiptare, po edhe të shoqërive të tjera në botë, siç janë marrëdhëniet incestuale, tradhtitë bashkëshortore, marrëdhëniet e ndërlikuara mes prindërve dhe bijave e bijve të tyre, etj. Dhe, Besa Myftiu nuk e “thyen tabunë” duke përshkruar skena seksi, që do të ishte mjeti më i lehtë dhe i përshkruar nga cilado qenie njerëzore, pa qenë nevoja të jetë shkrimtar, por duke diskutuar peshën e tyre shoqërore dhe individuale në formimin e një njeriu, të një gruaje, të një burri, të një të reje…marrëdhëniet e vështira që burojnë nga tabu të tilla shoqërore, të cilat rëndojnë jetën e njeriut. Një prej shkrimeve të kritikes letrare dhe shkrimtares Astrid dë Larminat, që ka rubrikë letrare në Le Figaro littéraire, për librin e Besa Myftiut Dashuri në kohën e komunizmit shkruan, midis të tjerash: “Ka diçka shekspiriane në këtë roman të autores Besa Myftiu, shqiptare me banim në Zvicër, që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë në dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve(…)Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket…”.
Nuk ka nevojë për komente të shumta pas këtyre radhëve. Një mesazh sa më përgjithësues? Që vlera e një vepre letrare qëndron gjithnjë te kuptimëria e saj universale.
Astrid De Larminat, Figaro
…Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë. Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësohemi të jetojmë pa të. Ngaqë dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket…
pages | 208 |
ISBN | 9789994304288 |
Shtëpia botuese | DUDAJ |
Published year | 2015 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Blerta Hyska |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Rrefime nga vendet e harruara është roman i parë që autorja Besa Myftiu sjell për lexuesin shqiptar.
Vepra e tretë që vjen në duart e lexuesit shqiptar nga Besa Myftiu është i ndarë në tre pjesë Me syrin e një shqiptarje, Të shkuara të paharruara dhe Histori dashurie. Myftiu pranon se në cdo faqe ka arome shqiptare, por jo nota biografike. Janë tregime të ndryshme që kanë si personazh kryesor kryesisht gra ; ato janë të gjitha shqiptare.
Vëllimi poetik Miq te humbur është botimi i parë që autorja shqiptare me banim në Zvicër sjell për publikun shqiptar.