Mekatet e nenes Shiko më të madhe

Mekatet e nenes

Danielle Steel BUE175

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni.

Më shumë detaje

895 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Si një mënyrë për t'u kthyer kohën e humbur, Olivia kalon muaj të tërë çdo vit duke planifikuar pushimet për t'i kënaqur të gjithë pjesëtarët e familjes. Këtë verë ka rregulluar një udhëtim prej ëndrrash në Mesdhe me një jaht luksoz dhe shpreson që këto të jenë pushimet më të paharruara për të gjithë. Ky gjest bujar shpreh çdo vit dashurinë e saj për ta por edhe keqardhjen për çastet e rëndësishme që ka humbur kur fëmijët ishin të vegjël. Vajza e saj e vogël, Kesi, producente muzike që jeton në Londër, e refuzon ftesën, si çdo vit. Vajza e madhe, Liza, jeton nën hijen e së ëmës, me tmerrin e dështimit ndërsa përpiqet të përmbushë ëndrrën e saj si shkrimtare. Dy djemtë, Xhoni dhe Filipi, punojnë për Olivian, megjithëse të dyja gratë e tyre nuk e duan këtë gjë. Përgjatë shkëlqimit të brigjeve mesdhetare, kjo duhet të jetë një verë për t'u mbajtur mend për Olivian, fëmijët e nipërit që mbushin anijen. Por si në çdo grumbullim familjar, ka gjithnjë të papritura dhe pavarësisht sa luksoze janë pushimet, gjërat nuk shkojnë të gjitha siç shpreson ajo. Dinamikat familjare janë të ngatërruara, mëritë e vjetra vdesin të fundit, kurse në lojë hyjnë edhe falja apo zbulimet e papritura, së bashku me lidhjet e reja. Kështu e ardhmja merr ngjyra më të gjalla. Njëri pas tjetrit, si për ironi të jetës, fëmijët e Olivias e gjejnë veten të zhytur mes të njëjtave "mëkate" për të cilat fajësojnë nënën prej vitesh. Kjo është një verë dhembshurie, mësimesh të rëndësishme dhe të vërtetash. Libi "Mëkatet e nënës" trajton shumë anë të dashurisë familjare; një dashuri kjo e ndërlikuar, sfiduese, e këndshme, plot pasion dhe jetëgjatë. Gjatë faqeve njihemi me heroinën e paharruar, një nënë të fortë që mban mbi supe më tepër se peshën e fajit të saj, aq të mençur sa t'i respektojë fëmijët për atë që janë dhe që fal aq sa t'i dojë pa kushte.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe382
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia