Jeta dhe koha e Majkëll K. View larger

Jeta dhe koha e Majkell K.

J.M. Coetzee SB0007

New product

Përshkrim i shkurtër

"Jeta dhe koha e Majkëll K." është një histori mbijetese dhe izolimi e individit, i cili lufton i vetmuar në mesin e një shoqërie që i derdh atij mbrapshti. Majkëll K. është një primitiv i pafajshëm, një i pafajshëm që qëndon përtej të gjithëve, i paprekur nga mëkati vdekjeprurës. Nobelisti Coetzee vjen me këtë vepër në shqip duke fituar lexues të shumtë kohë pas kohe..

More details

899 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789994351619

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi librin

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, i mbjellë me rrethime ushtarake dhe me kampe riedukimi, me qytete të trazuara nga klithmat e sirenave nëpër rrugët e tyre, në mesin e këtij peisazhi dhune, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.

Por udhëtimi për Ana K. Përfundon shpejt në muret e një spitali. Pas kësaj, me hirin e saj me vete, Majkëll K. vazhdon i vetmuar udhën në kërkim të atij cepi të botës për ku u nis, por do të sillet gjatë rrotull, duke përshkuar një kalvar të dhimbshëm e ironik. Libri është plot me skena të trishtuara, nëpër çka ndonjëherë regëtijnë shpresa dhe drita.

Data sheet

pages206
ISBN9789994351619
Shtëpia botueseSkanderbeg Books
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKlodian Briçi
RomanSagë&Histori