Virion Graçi BPS0039
New product
Stina e hijeve është romani më i mirë i vlerwsuar nga Ministria e Kulturws për vitin 2015. Autori Viron Graç ka shpërfaqë copëza nga ky roman që thelbin e ka në Athinë të Greqisë. Duke pasur parasysh se romani flet për një vajzë që ka vdekur në Greqi dhe se i ati e sjell në Shqipëri si pasagjere të fjetur, me qëllim që mos të paguajë shpenzimet që e ngarkonin, Graçi ka shpjeguar se një rrëfim të ngjashëm e kishte dëgjuar në kohën sa punonte si gazetar
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | Pika pa Sipërfaqe | |
| ISBN | 978-9928-4136-9-7 | |
Sa të dalë dielli bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme. Deri atëherë, deri në mëngjes kam orët e mia të lirisë. Si shofer i mësuar tashmë me vuajtje e sakrifica, do të hap krahun për t'u çlodhur në një zgjerim xhadeje, ose në rastin më fatlum do të gjej një cep are të shkretë, do të hap ndenjëset e veturës, do të shtrihem për gjumë deri në mëngjes.
| pages | 172 |
| ISBN | 978-9928-4136-9-7 |
| Published year | 2014 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.
Libri është roman-elegji për parajsën e humbur të dashurisë familjare, për zhgënjimet dramatike të individit e të shoqërisë sonë përballë një morali të ri dhe një mënyre të re jetese
Zonja pa emër është historia e vetëvrasjes së një shkrimtari të ri, i cili, duke i dhënë fund jetës, afirmon përmasat mistike të dashurive të tij të mëdha dhe triumfon mbi banalitetin anakronik të një bote në rënie e zvetënim të pandërprerë.
Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën.
“Dead End” është histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme.
… “800 hapa larg Venerës” është rrëfim i jetës së Kristoforit nëpërmjet shpirtit të tij, pas vdekjes së parakohëshme. Shpirti ndahet nga trupi i tij dhe nis jetë të re në natyrë, nëpër shkurre, shtylla, pemë.