Njerezit qe njohim ne pushime View larger

Njerezit qe njohim ne pushime

Emily Henry A-008454

New product

80 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928005113

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Popi dhe Aleksi, dy shokë të ngushtë.

Dhjetë pushime verore.

Një shans i fundit për të rënë në dashuri.

POPI DHE ALEKSI. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi e të lexojë libra.

Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë. Pjesën më të madhe të vitit jetojnë të ndarë – ajo në Nju-Jork Siti dhe ai në qytetin e tyre të vogël të lindjes – por çdo verë, gjatë një dekade të tërë, kanë bërë nga një javë pushime të shkëlqyera bashkë. Deri dy vite më parë, kishin prishur gjithçka. Madje, as që kanë folur më.

Popi ka gjithçka që dëshiron, por jeta e saj ka ngecur në vend. Kur dikush e pyet kur ka qenë hera e fundit që është ndier vërtet e lumtur, ajo s’ka asnjë dyshim se ishte ai udhëtimi i fundit fatkeq me Aleksin. Prandaj, vendos t’i mbushë mendjen shokut të saj më të ngushtë që të shkojnë edhe një herë me pushime – t’i hapin kartat mbi tryezë, që të sqarohen. Si për mrekulli, ai pranon. Tani, ajo ka një javë për të ndrequr gjithçka. Të nxjerrë në pah të vërtetën e madhe që ka qëndruar vazhdimisht e heshtur brenda marrëdhënies së tyre në dukje të përsosur. Çfarë ka mbetur për t’u humbur?

REVIEWS

“Njerëzit që njohim në pushime” është një romancë e mahnitshme që digjet ngadalë, plot tërheqje sensuale dhe tundime. Rashë kokë e këmbë në dashuri me Aleksin dhe Popin, do të më pëlqente të udhëtoja në gjithë botën bashkë me ta.”

Beth O’Leary, autore bestseller sipas “Sunday Times” e librit “Shtëpia e përbashkët”

Një libër që duhet lexuar patjetër, i mbushur me një mprehtësi të shkëlqyer, i shkruar me një prozë mahnitëse dhe një romancë që më rrëmbeu zemrën e nuk ma lëshoi.”

Abby Jimenez, autore bestseller sipas “Usa Today” e librit “Jeta është shumë e shkurtër”

“Emili Henri është YLL! Thellësisht emocional dhe jashtëzakonisht i këndshëm, “Njerëzit që njohim në pushime” e kurorëzon atë si “Mbretëreshën e Ngacmimit”. Adhuruesit e komedive romantike do ta pëlqejnë pa masë këtë romancë mes miqsh. Popi dhe Aleksi janë realë, kanë të metat e tyre, janë tipa të dashur, ndërkohë që udhëtimet e tyre verore do t’u ngjallin zilinë të gjithë atyre që i ka marrë malli për të udhëtuar. Një lexim i përkryer për verën!”

Alexis Daria, autor bestseller i librit “Më ke pasur në Hola”

Data sheet

pages408
ISBN9789928005113
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion
I ri1