Eliksiri i dashurisë View larger

Eliksiri i dashurise

Eric-Emmanuel Schmitt TO0202

New product

Përshkrim i shkurtër

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Këtë vëzhgim goditës të trilleve të zemrës bën Eric-Emmanuel Schmitt teksa eksploron misterin e joshjeve dhe të ndjenjave.

More details

95 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205612

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

RRETH LIBRIT

 “A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?”

Adami dhe Luiza, ish-të dashur, jetojnë tashmë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Ai në Paris, ajo në Monreal. Përmes këmbimit të letrave, duke kujtuar lëndimet e së shkuarës dhe duke i pohuar njëri-tjetrit aventurat e reja të tyre, ata hidhen në një sfidë: të provokojnë dashurinë. Por, a fshihet ndonjë kurth pas kësaj loje?

Vëzhgues i mirë i trilleve të zemrës, Eric-Emmanuel Schmitt eksploron misterin e joshjeve dhe të ndjenjave.

PJESË NGA LIBRI

I dashur Adam,

Atëherë po e bëj pyetjen ndryshe: a jemi të lirë të biem në dashuri me filanin apo fistekun?

A zgjedhim?

A na zgjedhin?

Kur të njoha ty Adam, ishte dashuri me shikim të parë. “Ky është ai!” ulëritën shqisat dhe mendja ime.

Muajt e fundit dola në përfundimin që shqisat dhe mendja ime e kishin humbur gjykimin, sepse ne u ndamë në krye të pesë vjetëve.

Tani pyes veten: “Vërtet gabohesha kaq shumë?”... E vdesim dashurinë duke dashur ta bëjmë të përjetshme. Më mirë ta shijojmë kur e kemi, kjo dhuratë mjafton.

Lumturia s’mund të jetë veçse e përkohshme. A na e ka vërtetuar kush të kundërtën?

Në jetën e njeriut, “përgjithmonë” do të thotë gjithmonë “për pak kohë”.

Luiza jote

P.S. Sa letërkëmbim i çuditshëm ky yni: nuk flasim nga dashuria, por për dashurinë.

 

 

Data sheet

pages144
ISBN9789928205612
Shtëpia botueseTOENA
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20
PërkthyesiEdit Dibra