Nje histori e madhe dashurie View larger

Nje histori e madhe dashurie

Susanna Tamaro A-000309

New product

Përshkrim i shkurtër

Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë ta dëgjojmë? Një roman i fuqishëm, rrëmbyes, plot mençuri, që arrin të të tregojë rrugën drejt rilindjes që të gjithë e kërkojmë.

More details

228 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004666

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venecia-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta.

Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. Fillimisht është refuzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe...

Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm.

Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre.

Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t'ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura?

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages298
ISBN9789928004666
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion
I ri1