Dashuri dhe telashe View larger

Dashuri dhe telashe

Anna Premoli A-008351

New product

Përshkrim i shkurtër

Numri 1 në Itali. RASTI EDITORIAL I VITEVE TË FUNDIT. Mbi 850.000 KOPJE TE SHITURA; 250 JAVË NË KLASIFIKIM - FITUESE E ÇMIMIT BANCARELLA - LIBRAT E SAJ SË SHPEJTI DO TË BËHEN FILMA - ËSHTË KTHYER AUTORJA QË NGJALL VRULLSHËM HUMORIN E MIRË

More details

139 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005083

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Edoardo Gustani është një “djalosh i artë” arrivist i botës milaneze të financës, ekspert i financës dhe shkrirjeve të kompanive. Për momentin është i interesuar të shtjerë në dorë shumicën e aksioneve të Health Green, një shoqëri që vepron në sektorin e integratorëve dhe produkteve biologjike, që gjendet në vështirësi pas disa kuturisjeve të çartura të administratorit të fundit të deleguar. Për të siguruar marrëveshjen, Gustani duhet të bindë pjesëtarët e familjes Longo, pronarë prej brezash të ndërmarrjes në fjalë. Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer: të sigurojë miratimin e Elenës, mbesës së katër aksionareve të moshuara. Elena nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë në fjalë, që kur i ati preferoi të birin si administrator në vend të saj. E kishte mbyllur atë histori dhe kishte ndërruar drejtim duke hapur një qendër holistike, ku njerëzit mund t’i largoheshin kaosit të përditshëm dhe të relaksoheshin. Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik. Ndaj dhe vendos të kalojë disa ditë në qendrën e Elenës. Është i sigurt se do t’ia kthejë mendjen duke shfrytëzuar nurin e tij joshës. Por ja që ka të papritura që as një biznesmen cinik dhe i përllogaritur s’mund t’i marrë dot me mend....

Data sheet

pages344
ISBN9789928005083
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion
I ri1