Kresida Kouell është autorja por edhe ilustruesja e serisë më të shitur të librave “Si të trajtosh dragoin tënd”. Ajo është nderuar me çmim nga kompania Dream Work dhe po punon për realizimin e një serie filmash bazuar mbi librat e saj. Kresida është rritur në Londër dhe në një ishull të vogël e të papopulluar të Skocisë. Ajo tani jeton në Hamersmith bashkë me bashkëshortin dhe tre fëmijët dhe një qen të quajtur Pëllumb
Cressida Cowell, e cila konsiderohet si një nga autoret më të njohura dhe më të suksesshme në botë. Ka lindur në Londër më 15 prill 1966, është e martuar dhe ka 3 fëmijë. Ajo është bërë e njohur me serinë “Si të trajnoni dragoin tuaj”, i cili është realizuar edhe si film. Për krijimtarinë e saj të veçantë është nderuar dhe vlerësuar me mjaft çmime të rëndësishme.
Lexuesit e vegjël në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e njohin nëpërmjet serisë fantastike “Magjistarët e Dikurshëm”, hedhur në qarkullim nga Botart Për Fëmijë. Ndërkohë përkthyesja Rudina Cupi po punon me dashuri dhe pasion që së shpejti të kemi gati edhe vëllimin e tretë.
Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: “Librin e Magjive”.
Kjo aventurë kërkimi është më e frikshmja dhe më e pabesa se të gjitha. Për më tepër... DIKUSH do t’i tradhtojë ata...
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe...