Claudio Magris është studiues, eseist, shkrimtar dhe përkthyes italian. Ai lindi më 10 prill 1939.
Claudio Magris ka lindur në Trieste më 1939. U diplomua për gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e Torinos. Profesor i letërsisë gjermane në Universitetin e Triestes, bashkëpunëtor i gazetës prestigjioze Corriere della sera, eseist, filozof dhe një nga autorët më të rëndësishëm të këtij shekulli.
Fitues i shumë çmimeve prestigjioze dhe disa herë i propozuar për çmimin Nobel. Teza e tij e doktoraturës, me titull Miti habsburg në letërsinë austriake moderne u botua nga Einaudi në vitin 1963 dhe i hapi rrugë krijimtarisë së tij. Në esetë e shumta, parathëniet dhe artikujt letrarë ‒ veçanërisht për Corriere della Sera ‒ Magris analizon letërsinë e shekullit tonë, si një metaforë për krizën moderne të qytetërimit, duke kontribuar për të përhapur, në Itali dhe jashtë saj, letërsinë e mitit habsburg. Autor i shumë veprave letrare dhe eseistike, ndër të cilat: Larg nga ku. Joseph Roth dhe tradita hebraiko-lindore (1971), Pas fjalëve (1978), Itaka e përtej saj (1982), Unaza e Klarisës (1984), Deduktime mbi një shpatë (1984), Trieste.
Një identitet kufijsh (me Angelo Ara 1987), vepra teatrale Stadelmann (1988), Një tjetër det (1991), Mikrokozmoset (1997 çmimi Strega), Utopi dhe zhgënjim (1999), Ekspozita (2001), Verbërisht (2004), Udhëtim pa fund (2005), Historia nuk ka mbaruar (2006), Alfabete (2008), Nivele sigurie (2011), Të detyrohem për këtë që jam. Letërkëmbim me Biagio Marin-in (2014), Pushim i hetimeve (2015). Danub (1986) vlerësohet si kryevepra e tij.
Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.
Kjo vepër trajton falsitetin dhe të vërtetat e historisë. Historia ka një këndvështrim të ftohtë të historisë së kozakëve, ndërsa në libër sillen fakte se si studiuesit, historianët, kronistët janë të prirur t’u besojnë varianteve të ndryshme. Pas kryeveprës së Magrisit, Danub, të botuar një vit më parë, Historia e një kordhe është titulli i dytë i këtij...
Duke rrëfyer jetën dhe karakterin e Enrikos, një nga dështimet e Jetës, Claudio Magris përshkruan një pamje jashtëzakonisht të mprehtë dhe vëzhguese një bote të tërë në fermentim, atë të perandorisë austro-hungareze në kalbje, të tronditur deri në themelet e saj nga Lufta e Madhe, dhe duke dalë nga pushtimi gjerman dhe revolucioni komunist, duke kërkuar...