Clarice Lispector është shkrimtare braziliane, e njohur botërisht për romanin dhe tregimin novator. Ajo ka qenë edhe gazetare. Vepra më e famshme e saj është “Pasioni sipas G. H.
Clarice Lispector është shkrimtare braziliane, e njohur botërisht për romanin dhe tregimin novator. Ajo ka qenë edhe gazetare. Ka lindur në një familje hebreje në Ukrahinën Perëndimore dhe më pas është rritur në Brazil. Nëna e saj e la në moshën 9-vjeçare dhe më pas Lispectore zhvendoset në Rio de Janerio. Që kur ishte në shkollë filloi të shkruajë në gazetat e kohës por shquhet edhe për stilin e të shkruarit. Në vitin 1944 martohet me një diplomat amerikan, shërbimet e të cilit i krijojnë mundësinë autores që të udhëtojë nëpër Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur kthehet në vitin 1959 në Rio de Janerio nis të shkruajë veprat e saja të cilat më vonë janë shndërruar në kryevepra. “Family Ties dhe romani i madh mistik “Pasioni sipas G.H. janë dy prej tyre. Lispectore pësoi një aksident në vitin 1966 dhe ia kushtoi një dekadë përpjekjeve dhe sfidave për të mbijetuar në një jetë me shumë dhimbje, dhe në këtë gjendje shkroi edhe veprën e fundit, “Një frymëmarrje jete”
The Wall Street Journal shpreheht kështu: Për fansat, Lispector është thjesht "Clarice," si këngëtaret Cher apo Madonna, ose... si bashkëatdhetari i saj i madh, Pele. Ndërsa New York Times Book Review thotë: Clarice Lispector është kryeministri i prozës së Amerikës Latine, është shkrimtare e shekullit.
Ndërsa gazeta britanike Telegraph shprehet: Proza e Lispectorit është e paharrueshme... mbetet ende befasuese për shkak të forcës dhe emocioneve. Imazhet e saj janë verbues edhe brenda subjekteve të errëta. Edhe pse në atmosferë të tillë, mesazhi i veprës së saj është vetë kthjelltësia. Clarice Lispector është një nga shkrimtaret brazilianë më intrigues dhe mistifikueste shekullit të 20-10. Është në radhën e gjeniut.
Në këtë libër janë dy kryevepra të auores më të famshme braziliane, e vlerësuar si “Pele” e letërsisë braziliane, si autorja kryesore e letërsisë amerikano-latine, - madje, edhe si një gjeni të letrave të shekullit të XX. Pak e njohur për lexuesit shqiptar, Lispector vjen me dy majat e saja letrare