Të gjitha tregimet e këtij libri janë vendosur pak shumë nën shenjën e një teme, të cilën do ta cilësoji metafizike. Qysh nga Epi i Gilgameshit, problemi vdekjes është një temë që nuk i ndahet letërsisë. Nëse fjala divan, nuk kërkonte tone më të qarta e më të qeta kjo përmbledhje mund të kishte nëntitullin Divani perëndimor- lindor, me një ngjyrim ironik...
Me dy ese nga Milan Kundera dhe Josif Brodskij shkruar mes viteve 1980-1986, gjashtë tregimet e këtij libri (si dhe një prozë dypjesëshe, A dhe B, që në dorëshkrim është pa titull) janë transkriptuar nga dorëshkrimet e Kishit, pas vdekjes së tij më 1989. Disa syresh janë autobiografikë. Të tjerët ringjallin kujtimin e disa shkrimtarëve europianoqendrorë,...
E përbërë nga shtatë tregime të zymta, Një varr për Boris Davidoviçin trajton temën e vetëshkatërrimit social e politik në Europën Lindore në pjesën e parë të shekullit XX. Personazhet e këtyre historive janë mbërthyer në një botë të hipokrizisë politike, që në mënyrë të pashmangshme çon drejt vdekjes.