Charles Baudelaire

Charles Baudelaire (Sharl Bodler) është poet dhe autor/publicist i huaj. U regjistrua ne "Kolezh Ruajal". Sjellja e tij nuk ishte nga me te mirat keshtu qe familja e detyroi te shkonte ne Indi. Ky udhetim ndikoi për mire te Sharli, pasi u njoh me kultura dhe njerez te ndryshem. Qe ketu lindi dhe dashuria e tij për ekzotismin, qe duket me se mire ne kryevepren e tij "Lulet e se Keqes”. Sidoqofte 10 muaj me pas u kthye ne Paris.


Ne 1842, njohu poetet Gerard de Nerval, dhe Gautier; me kete te fundit u afrua shume pasi për me tepër shikonte tek ai nje udheheqes artistik dhe moral. Gjate kesaj kohe njohu Jeanne Duval, me te cilen pati nje marrëdhënie shumë pasionale. Ndryshe nga zakonisht, lidhja e tyre vazhdoi për nje kohe te gjate. Charles gjente frymezim te Jeanne e cila i qendroi prane deri ne diten e fundit te jetes se tij.


Ne 1845 publikoi krijimet e tij te para, ndersa për te fituar disa para me shume filloi pune nepër disa revista si: "L'Art romantique" e "Kuriosite estetik".


Ne 1848 mori pjese ne levizjet revolucionare ne Paris, ndersa ne 1857, publikoi ne shtepine botuese Pule-Malassiz kryeveprene e tij "Lulet e se keqes", qe permban rreth 100 poezi. Libri gjykohet për immoralitet, ndersa botuesi, detyrohet te censuroje disa prej poezive.


Bodleri ra ne depresion te thelle. Ne 1861 u perpoq te vetvritej. Ne 1864, pasi nuk u pranua nga Akadèmi Fronsez, u largua nga Parisi për te shkuar ne Bruksel, por edhe qendrimi ne kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij.


I semure, kerkonte qetesine te hashashi, opiumi dhe alkoli. Pas nje paralize qe e bllokoi ne shtrat për disa vite ai vdiq ne moshen 44-vjecare. Eshtrat e tij prehen ne varrezat Montparnasse. Ne 1949 Gjykata Kasacionit e Frances vendosi qe vepra dhe jeta e tij te kishin vendin e merituar ne piedestalin e kultures frenge.


Bodleri eshte botuar ne gjuhen shqipe, ku vepra kryesore, Lulet e se keqes ka ardhur ne disa versione. Po ashtu, Brenga e Parisit eshte perkthyer nga Besiana Kadare.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Vendosur në një Paris modern e urban, copëzat e prozës në këtë volum përmbajnë një eksplorim të mëtejshëm të terrenit që Baudelaire ka mbuluar në kryeveprën e tij në vargje, Lulet e së keqes: qyteti dhe mjerimi dhe pabarazia e tij, presioni i kohës dhe vdekshmërisë, dhe çlirimi që të japin kënaqësitë sensuale të intoksifikimit, artit dhe gratë.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    "Lule të këputura", mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Ky është botimi më i përzgjedhur dhe një nga përpjekjet më stoike për të sjellë në një shqipe të bukur poezinë vështirësisht të përkthyeshme të Charles Baudelaire. Odeon ka mbledhur shqipërimet e Ismail Kadaresë, Fan S. Nolit, Alket Çanit, Arben Dedjes, Edmond Tupes dhe Romeo Çollakut. E veçanta e këtij vëllimi është edhe eseja e poetit të shquar francez,...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra