Corina Bomann

Corina Bomann është një autore e njohur gjermane e letërsisë bashkëkohore, e cila është e përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të ndryshme në të gjithë botën. Ka lindur në vitin 1974. Pasioni i saj për të shkruar ka nisur që kur ishte fëmijë. Vepra e parë e saj është romani The spy, i pasur nga romani i tijetër The crow woman. Libri i parë bestseller është The butterfly island (Ishulli i fluturës), botuar në vitin 2012. Ky libër kryesoi listat për disa javë dhe u bë bestseller në Gjermani dhe më pas edhe në vendet e tjera.


Më tej, dolën edhe libra të tjerë të kësaj serie si Sekreti i Matildës, Premtimi i Solveig me tre vëllime (Trashëgimia e Anetës, Ngjyrat e të bukurës dhe Triumfi i Sofisë). Pas kësaj nisi një tjetër sagë me katër vëllime të titulluar “Motrat e paqes në pyll”.


Një nga librat më të shitur nga kjo autore është “Kopshti nën dritën e hënës”, i cili është përkthyer edhe në anglisht dhe ka qenë bestseller absolut në platformën e Amazonës. Ky libër vjen në shqip përmes shtëpisë botuese Living.


Për nga stili dhe fama, kjo autore është një konkurrente dinjitoze e Lucinda Riley.  Corina Bomann jeton në Berlin.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok
    I ri

    Corina Bomann eshte konkurrente dinjtoze per nga stili dhe fama e saj me Lucinda Riley persa i perket sagave te saj fantastike. Lexuesi shqiptar e njeh ate permes romanit Kopshti nen driten e henes, vepren e cila e beri tejet te suksesshme ne tregun amerikan kete autore te njohur gjermane.

    1 300 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër