Clélie Avit ka lindur më 1986 dhe është rritur në Auvergne. Ka studiuar në Lion dhe tashmë është profesoreshë fizike dhe kimie në lice. Gjithashtu, jep dhe leksione vallëzimi.
Është Fituese e Çmimit për Talentet e Reja, 2015, akorduar nga Bouygues Telecom Foundation.
Ky është titulli i dytë i koleksionit Fluturëzat. Me anë të këtij koleksioni do të sjellim romane të lehta dhe të ëmbla, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë. Emri i koleksionit mëton të na kujtojë emocionet e mëdha dhe fluturat e vogla në stomak, që ndiejmë sa herë biem në dashuri.