Charles Casha

Charles Casha është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë nga Malta

Charles Casha është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë nga Malta. Ai ka lindur më 21 shtator 1943 në Marsa. Studioi në Liceum and St.Michael Training College dhe u diplomua në vitin 1965.


Iu akordua çertifikata në "Basic Library Techniques" në vitin 1982, dhe Diploma in Language Studies - Maltese në 1985, nga Universiteti i Maltës.


Është aktivizuar në organizatat "Malta Youth Consultative Council dhe Youth Travel Circle", si dhe "Voluntary Service Corps - Malta" dhe mori pjesë në projekte të ndryshme vullnetare në Kalabri dhe në Maltë. Është anëtar i lëvizjes letrare "Moviment Qawmien Letterarju", për promovimin dhe njohjen e letërsisë së vendit të tij nëpër botë.


Charles Casha aktualisht është anëtar në komitetin e L-Akkademja tal-Malti dhe prej nëntë vitesh është anëtar i "Këshillit Kombëtar të Librit (Kunsill Nazzjonali tal-Ktieb)". Në vitin 2012 përfaqësoi Maltën në "Istanbul Tanpinar Literature Festival". Jeton në Maltë.


Charles Casha është autori i parë maltez që ka kontribuar në "International Digital Children’s Librar"y me librin "Pandolino/Galatea".


Në vitin 2007 është nderuar me çmimin "Ġieh il-Marsa" nga Këshilli Lokal i Marsës dhe në vitin 2013, Këshilli Lokal Zabbar i dha çmimin "Ġieh Ħaż-Żabbar".


Në vitin 2012 është nderuar me çmimin "Midalja Għall-Qadi tar-Repubblika" për shërbimin e shquar ndaj reublikës si një shkrimtar.


Casha është autor i shumë librave për fëmijë dhe për adoleshentë. Romani “L-Għalqa fuq il-Għolja” është botuar në vitin 1968.


Disa nga veprat e Charles Casha-s janë nderuar me çmime në konkurset letrare, duke përfshirë çmimin prestigjioz të National Literary Prize të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Librit.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra