Colleen Hoover

Colleen Hoover është autore bestseller e The New York Times, - një ndër romancieret më të pëlqyer nga adoleshentët amerikanë në ditët tona. Ka lindur më 11 dhjetor 1979 në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është autore e rreth 20 romaneve të përkthyera në disa vende të botës.


Libri i saj i parë “Slammed” u botua në vitin 2012, duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm. Me romanin “Confess”, të botuar në vitin 2015, është vlerësuar me çmimin në kategorinë “Romanca më e mirë” nga Goodreads, platforma më e madhe virtuale e lexuesve në mbarë botën.


Në gjuhën shqipe kanë ardhur dy romane të kësaj autoreje: “Mbaron me ne” (2021) Living dhe “S’ka shpresë” (2013) Morava.


Hoover ka ngritur kompaninë e saj The Bookworm Box, përmes së cilës iu dërgon autografe të autorëve lexuesve të pasionuar në të gjithë botën.


 

Lista e librave të autorit

për faqe
Shfaq 1 - 32 nga 33 libra
Shfaq 1 - 32 nga 33 libra