Dan Brown është një nga shkrimtarët më të shitur në ditët tona dhe proza e tij vjen si produkt i gërshetimit të fantazisë, ngjarjeve historike dhe misterit
Dan Brown lindi më 22 qershor 1964 në New Hampshire. Është autorë i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze.
Dan Brovni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA. Ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.
Brown është ndër autorët më të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, njëherësh edhe i preferuar nga mijëra lexues.
Veprat letrare
Diabolus
Digital Fortress
Deception Point
Mashtrimi i madh
Engjëj dhe djaj
Kodi i Da Vinçit
The Solomon Key
Simboli i Humbur
Ferri
Origjina (vjen në shqip pas dates 20 amrs 2018)
Diabolus u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë.
Një shoqëri sekrete vëllazërimi. Një armë bërthamore shkatërruese. Një shënjestër e pabesueshme. Robert Langdoni, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, i njohur nga lexuesi nëpërmjet romanit Kodi i Da Vinçit, këtë herë duhet të niset drejt Romës, në zbulim të një sekreti të paimagjinueshëm.
Ashtu sikurse në librat e tij të mëparshëm me shitje të jashtëzakonshme , Kodit të Da Vinçit, Simboli i humbur, Ëngjëj dhe Djaj edhe në këtë roman të ri Dan Brown ndërthur mjeshtërisht historinë, artin, kodet dhe simbolet.
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm.
Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Kushdo të jeni: Çdarëdo të besoni: Gjithçka është gati të ndryshojë. Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni review e Ron Charles, editor i “Book World”, rreth romanit Origjina, botuar në gazetën amerikane. Shih linkun KETU