Dante Alighieri u lind në Firence, Itali, në vitin 1265. Poezia e tij e hershme ndjek traditën e poezisë romantike e cila u trashëgua prej Provençalëve te poetët italianë, si Guido Cavalcanti, miku dhe mentori i Dantes. Vepra e parë madhore e Dantes është Vita Nuova (1293-1294). Kjo sekuencë lirikash, sonetesh dhe prozash përshkruan dashurinë e tij, së pari tokësore e më pas shpirtërore, për Beatricen, të cilën e kishte parë që kur ishte nëntë vjeç e që ndërroi jetë kur Dante ishte 25 vjeç. Dante u martua rreth vitit 1285, shërbeu në ushtrinë e Firences dhe u ngjit në pozicionin e udhë- heqësit në politikën e hidhur fraksioniste të qytet-shtetit. Si një nga magjistratët e qytetit, iu duk e nevojshme të dëbonte udhëheqësit e të ashtuquajturit fraksioni i “Zi” dhe mikun i tij Cavalcanti i cili, ashtu si Dante, ishte një i “Bardhë” i spikatur. Por, pasi të Zinjtë morën kontrollin e Firences në vitin 1301, ai u gjykua në mungesë dhe u dëbua nga qyteti, përndryshe do të vritej. Nuk u kthye më kurrë në Firence. Pak dimë për jetën e tij në dëbim. Thuhet se studioi në Paris, megjithatë, nëse kjo është e vërtetë, ai u kthye në Itali, sepse vitet e fundit të jetës i kaloi në Verona dhe Ravena. Kur ishte në dëbim, shkroi Convivio-n, një lloj konspekti poetik i filozofisë së mesjetës, si dhe një traktat politik, Monarchia. E nisi Komedinë (e cila më vonë u quajt Komedia hyjnore) rreth viteve 1307-1308. Gjatë një misioni diplomatik në Venecia në vitin 1321 Dante u sëmur dhe u kthye në Ravena, ku ndërroi jetë.
Komedia Hyjnore ka ardhur tashme me nje shqiperim te ri nga Meritan Spahia. Shtepia botuese ka sjelle Ferri ne nje botim te vecuar per t’ju ardhur ne ndihme kryesisht nxenesve dhe studenteve dhe permban shpjegime dhe shenime perkatese per ta kuptuar me mire tekstin.
E treta "sublimis cantica" - sic e quajti autori i saj me vetedije dhe bukuri te thelle, - permban ne vetvete dicka te paperseritshme, qe e dallon nga te gjitha krijimet e tjera te letersise