Chiara Gamberale është shkrimtare italiane. Ajo ka fituar çmimin Cavour dhe çmimin Campiello. Sot, ajo është një nga autoret më të lexuara në Itali, me 11 vepra të botuara, si dhe e përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ajo është autore dhe drejtuese programesh televizive dhe radiofonike si Quarto piano scala a destra në Rai Tre dhe Chiara e L’oscuro në Radio Due. Bashkëpunon me La Stampa, Vanity Fair dhe Io Donna të Corriere della Sera-s.
Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.