Shkrimtarja Kristina Frangeskaki është nga ishulli i Rodos i Greqisë. Ajo ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe ka dhënë mësim për shumë vite në gjimnaz, lëndët e sociologjisë dhe shkencave politike. Gjithashtu, ajo është marrë me studimin dhe rrëfimin e historive të traditës gojore nga gjithë bota. Shkruan libra për fëmijë dhe të rritur dhe është nderuar me Çmimin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë për librin “Ortensia ruan të fshehtat” (Botimet Kedros, 2011) dhe me Çmimin “Penelopa Maksimu” për librin “ A ta marrë lumi?” (Botimet Kedros, 2014). Jeton dhe punon në Athinë.
“Këtu është parajsa” është një rrëfim i ndjerë për odisenë e një familjeje emigrantësh shqiptarë në ishullin Rodos të Greqisë. Ky roman i kushtohet heronjve të heshtur shtegtarë, që mbartin me vete detin e mallit, të vetëflijimit, mbijetesës e dashurisë.