
Cornelia Funke ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë dhe për të rinj. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. “Mbreti i hajdutëve”, “Zemër si boja” dhe “Kalorësi i dragoit” janë ekranizuar.
Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsten, Ëestfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg.
Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t’i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë.
Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. “Mbreti i hajdutëve”, “Zemër si boja” dhe “Kalorësi i dragoit” janë ekranizuar.
Cornelia-s i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me “Kryezotin e Unazave”, “Kronikat e Narnias” të Lewis dhe “Piter Panin”.

Pjesë nga libri: Megi lexoi për të njëqindtën herë letrën që u kishte shkruar prindërve: -Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të...
Në Venecia, aty ku mes kanalesh të errëta dhe pallatesh të rrënuara mund të gjejë strehë të sigurt kushdo që dëshiron të zhduket, Prosperi dhe Boja, jetimë në arrati, fshihen aty dhe ..
Një nga romanet më të mira për të rinj të ditëve tona, i suksesshëm edhe si libër edhe ekranizim filmi, që përmes mitologjisë moderne rrok luftën mes të mirës dhe të keqes; të gjithë në kërkim të librit që të jep përjetësinë por përlotja në faqet e tij sjell vdekjen e personazhit kryesor. Por këtu fillon rrëfimi i këtij romani mister...
Një nga romanet më të mira për të rinj të ditëve tona, i suksesshëm edhe si libër edhe ekranizim filmi, që përmes mitologjisë moderne rrok luftën mes të mirës dhe të keqes; të gjithë në kërkim të librit që të jep përjetësinë por përlotja në faqet e tij sjell vdekjen e personazhit kryesor. Por këtu fillon rrëfimi i këtij romani mister...
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat.